Albanian Post: Në takim me Dejona Mihalin dhe Maqedoncin, ishte edhe Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala

Albanian Post: Në takim me Dejona Mihalin dhe Maqedoncin, ishte edhe Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala

Me 29 tetor 2023 ishte publikuar një lajm nga mediat në Kosovë se Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar në një restorant me Dejona Mihailin e Vetëvendosjes dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajetin, por Maqedonci e kishte mohuar të ketë qenë Ajeti në takim. Ai është pyetur sërish këtë të […]

Me 29 tetor 2023 ishte publikuar një lajm nga mediat në Kosovë se Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar në një restorant me Dejona Mihailin e Vetëvendosjes dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajetin, por Maqedonci e kishte mohuar të ketë qenë Ajeti në takim.

Ai është pyetur sërish këtë të hënë në Komision Parlamentar se me kë është takuar atë ditë, por ka gënjyer për personat, duke thënë se përveç Mihailit në takim ishte “një dajë i imi dhe një shok”.

Albanian Post ka kuptuar nga burime brenda AKI-së se personi që Maqedonci i referohet si “shok” ishte hiq më pak se Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala.

Shala erdhi në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2022, pas dorëheqjes së Burim Ramadanit. Ai u emërua nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës.

Shala, siç kupton Albanian Post, është mik i ngushtë i Drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, i cili po ashtu ishte emëruar nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, në prill të vitit 2021.

AP ka kuptuar edhe për bisedën e takimit në mes të Mihalit, Shalës dhe Maqedoncit.

Albanian Post gjithashtu mëson nga burimet se kryeinspektori Shala, në shpërputhje me rregulloren dhe në koordinim me drejtorin Ajeti, ka filluar të bëjë inspektimin e të gjitha prokurimeve nga themelimi i AKI-së e deri sa kanë ardhur ata nëpër pozita kyçe.

Në anën tjetër, AP kupton edhe se në konkursin e fundit në AKI janë punësuar një numër i madh militantësh të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë të anëtarëve të kësaj partie.

Kryesisht punësimet kanë qenë për pozita të hetuesve të terrenit.

Mediumi merr vesh se Ajeti dhe krye-inspektori Shala kanë njohje të vjetra dhe miqësi të kamotshme.

Maqdonci, i pyetur nga Komisioni Parlamentar për takimin me Mihailin, në asnjë moment nuk ka treguar se edhe kush tjetër nga zyrtarë të institucioneve ishte në takim, duke mashtruar kështu nën betim.

Ai madje tha se takimi ishte i rastësishëm me Mihailin në një restorant në pjesën e Gërmisë.

Sipas ligjeve të Kosovës, me Kodin Penal, neni 391 “deklarimin e rremë nën betim” e dënon deri me 3 vjet burgim. Në rrethana specifike deri me 5 vjet burgim.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, Neni 391 “kushdo që pasi të ketë dhënë betimin pranë organit kompetent për të administruar dëshmitë e dhëna nën betim ose betimet dhe pastaj nënshkruan dëshminë nën betim ose deklaron diç që nuk beson se është e vërtetë ose me dijeni fsheh ose shmang nga deklarimi ndonjë çështje relevante për procedurën, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”.

Sipas të njëjtit kod dënimi mund të shkojë edhe deri në 5 vjet burgim nëse “deklarata nga paragrafi 1. i këtij neni është dhënë gjatë procedurës penale”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?