Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke shprehur optimizëm për vitin 2025 dhe duke vënë theksin në zhvillimin dhe drejtësinë si prioritetet kryesore. “Teksa afrohemi drejt vitit 2025, po mirëpresim jo vetëm një vit të ri, por, shpresoj […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke shprehur optimizëm për vitin 2025 dhe duke vënë theksin në zhvillimin dhe drejtësinë si prioritetet kryesore.

“Teksa afrohemi drejt vitit 2025, po mirëpresim jo vetëm një vit të ri, por, shpresoj shumë, edhe një kapitull të ri plot mundësi për suksese dhe arritje të reja,” tha Krasniqi.

Ai e cilësoi vitin 2024 si të vështirë, por nënvizoi forcën dhe qëndresën e popullit të Kosovës për të përballuar sfidat. Duke parë drejt së ardhmes, Krasniqi theksoi rëndësinë e transformimit të shpresave në veprime konkrete dhe idetë në rezultate.

“Uroj që viti 2025 të jetë viti i zhvillimit—viti kur shndërrojmë shpresën në veprime, idetë në arritje dhe ëndrrat në realitet. Bashkë le ta bëjmë Kosovën një vend ku të rinjtë tanë shohin të ardhmen e tyre dhe ku familjet tona gjejnë mirëqenie e begati,” u shpreh ai.

Në mesazhin e tij, lideri i PDK-së nuk harroi të përmendë edhe çlirimtarët që po mbahen në Hagë, duke shprehur solidaritet dhe dëshirën për lirimin e tyre të shpejtë.

“Besojmë thellësisht që viti 2025, mbi të gjitha, të jetë vit i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit,” përfundoi ai, duke përcjellë urimet më të mira për shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?