Mali i Zi ekstradon në SHBA “mbretin e kriptovalutave”

Mali i Zi ekstradon në SHBA “mbretin e kriptovalutave”

Mali i Zi e ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, njoftoi Drejtoria e Policisë më 31 dhjetor. Do Kwon, i njohur si “mbreti i kriptovalutave”, kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të paktën 40 miliardë dollarë. “Sot, në pikën kufitare të Aeroportit të […]

Mali i Zi e ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, njoftoi Drejtoria e Policisë më 31 dhjetor.

Do Kwon, i njohur si “mbreti i kriptovalutave”, kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të paktën 40 miliardë dollarë.

“Sot, në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës, oficerët e NCB Interpol Podgorica, me mbështetjen e Njësisë Speciale të Policisë, ekstraduan shtetasin e Koresë së Jugut, DHK, i cili kërkohej nga dy shtete, përkatësisht Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Do Kwon kërkohej edhe nga Koreja e Jugut, por ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozoviq, më 27 dhjetor vendosi që ai të ekstradohej në SHBA.

Gjykatat në Mal të Zi i kanë lëshuar të paktën tetë vendime, shpesh kontradiktore, në lidhje me fatin e Do Kwonit.

Në shtator, Gjykata Supreme e Malit të Zi tha se Do Kwon mund të dërgohej qoftë në Shtetet e Bashkuara, apo Korenë e Jugut, dhe se vendimi përfundimtar se në cilin vend i takonte ministrit të Drejtësisë.

Më 24 dhjetor, Do Kwon e humbi ankesën përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi kundër ekstradimit.

Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi tha se vendosi ta ekstradojë Do Kwonin në SHBA duke i marrë parasysh të gjitha faktet dhe duke vlerësuar kushtet, si peshën e veprave penale, vendin e kryerjes së tyre, radhën e paraqitjes së kërkesës, shtetësinë e të kërkuarit, mundësinë e ekstradimit të mëtejshëm në një vend tjetër.

Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Chang Jun, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars 2023, kur u përpoqën të udhëtonin në Dubai me një fluturim privat duke përdorur pasaporta të falsifikuara.

Më pas Kwon u dënua me nga katër muaj burgim për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Chang Yun u ekstradua në Korenë e Jugut në fillim të këtij viti./euronews

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?