Kosova për vetëm një muaj bleu 50 milionë euro energji elektrike

Kosova për vetëm një muaj bleu 50 milionë euro energji elektrike

KESCO ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 50 milionë euro vetëm gjatë muajit dhjetor, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë për të gjithë konsumatorët, përfshirë edhe gjatë festave të fundvitit. Duke pasur parasysh rritjen e konsumit, i cili këtë vit ka arritur deri në 1500 MW, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve […]

KESCO ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 50 milionë euro vetëm gjatë muajit dhjetor, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë për të gjithë konsumatorët, përfshirë edhe gjatë festave të fundvitit.

Duke pasur parasysh rritjen e konsumit, i cili këtë vit ka arritur deri në 1500 MW, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve për të kursyer energjinë elektrike aty ku është e mundur. Në veçanti, ngrohja me energji elektrike mbetet një ndër faktorët kryesorë të mbingarkesave në rrjetin elektroenergjetik.

Për të garantuar një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë, kursimi i energjisë elektrike është jetik, sidomos gjatë periudhave të pikut të konsumit.

Për të qenë pranë konsumatorëve tanë edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, KESCO ka aktivizuar ekipe shtesë në Qendrën e Thirrjeve, të gatshme për të ofruar përgjigje të shpejtë dhe për t’ju informuar mbi çdo situatë të mundshme në rrjet.

KESCO falënderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm. Po ashtu, apelon që të kontribuohet në kursimin e energjisë dhe, aty ku është e mundur, të përdoren alternativa të tjera për ngrohje, si sobat me dru apo ngrohësit me pelet.

Kursimi i energjisë është thelbësor për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm dhe për të kaluar së bashku sfidat e dimrit.

KESCO ju uron një Vit të Ri të lumtur dhe të begatë, pranë familjeve tuaja.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Më 2024 rryma kushtoi më së shtrenjti në tetë vjetët e fundit, sa u rrit sasia e importit në Kosovë?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?