Ferat Shala viziton familjen e Jakup Krasniqit: Kjo familje është mësuar të mos e ketë kryefamiljarin në shtëpi

Pak orë para ndërrimit të moteve, Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vizituar familjen e ish-kryeparlamentarit dhe figurës së shquar të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ku është pritur nga Altin Krasniqi. Në një postim të tij, Shala theksoi sakrificën dhe angazhimin jetësor të Krasniqit për Kosovën e lirë, duke vlerësuar se kjo mungesë […]

Në një postim të tij, Shala theksoi sakrificën dhe angazhimin jetësor të Krasniqit për Kosovën e lirë, duke vlerësuar se kjo mungesë ndjehet edhe më shumë gjatë festave.

“Kjo familje është mësuar të mos e ketë kryefamiljarin në shtëpi sepse ai kaloi krejt jetën duke qenë i angazhuar për bindjet e tij për Kosovën e lirë,” shkruan Shala.

Ai rikujtoi periudhat e vështira që Krasniqi ka kaluar: si i burgosur politik në ish-Jugosllavi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sot, në mbrojtje të luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri.

Ferat Shala ndau gjithashtu kujtimet personale për Krasniqin, duke theksuar ndikimin e tij si mësues në shkollë dhe më vonë si inspirim për rrugën drejt lëvizjeve ilegale dhe luftës për çlirim.

“Familja e tij duhet të jetë krenare për bashkëshortin, babain dhe gjyshin e tyre, Jakup Krasniqin, i cili është hero i gjallë i Kosovës,” përfundoi Shala. Kjo vizitë simbolike vjen në një kohë reflektimi dhe falënderimi për ata që sakrifikuan për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?