Hoti në Paris: Marrëveshja e Washingtonit shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës

Hoti në Paris: Marrëveshja e Washingtonit shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës

sh-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në Paris. Hoti ka treguar se ka diskutuar bashkë me studentët për negocimin dhe zgjidhen e konflikteve, me konkretisht për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Hoti ka përmendur dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe […]

sh-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në Paris. Hoti ka treguar se ka diskutuar bashkë me studentët për negocimin dhe zgjidhen e konflikteve, me konkretisht për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka përmendur dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshjen e nënshkruar në Washington në vitin 2020.

“Një moment kyç në këtë proces ishte ftesa e Presidentit Trump, në shtatorin e vitit 2020, kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit. Ajo marrëveshje shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, me fokus në rritjen e investimeve, lidhjen e infrastrukturës dhe lehtësimin e tregtisë”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që para profesorëve dhe studentëve të “IESEG School of Management” në Paris, një institucion i shkëlqyer akademik, të diskutoj për negocimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

IESEG është ndër institucionet më eminente të arsimit të lartë në Francë, me programe të avancuara mbi negociatat dhe menaxhimin e konflikteve, duke integruar teorinë me praktikën për të përgatitur profesionistë për sfidat e botës moderne të biznesit dhe diplomacisë.

Me profesorët dhe studentët diskutuam për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, një proces i gjatë dhe i komplikuar, me sfida politike, historike e diplomatike. Dialogu në Bruksel, i mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë, synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve në mënyrë paqësore, gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme, që siguron paqe dhe stabilitet në atë pjesë të Evropës, e përqendruar tek njohja e ndërsjellë. Një moment kyç në këtë proces ishte ftesa e Presidentit Trump, në shtatorin e vitit 2020, kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit. Ajo marrëveshje shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, me fokus në rritjen e investimeve, lidhjen e infrastrukturës dhe lehtësimin e tregtisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?