Bolton s’përjashton korrigjimin e kufijve: Zgjidhja Kosovë-Serbi e rëndësishme për minimizimin e ndikimit rus në Ballkan

Bolton s’përjashton korrigjimin e kufijve: Zgjidhja Kosovë-Serbi e rëndësishme për minimizimin e ndikimit rus në Ballkan

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump gjatë mandatit të parë në Shtëpi të Bardhë, John Bolton, në një intervistë të dhënë së fundmi s’ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve. Bolton ka thënë se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme […]

Bolton ka thënë se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për shumë arsye dhe një ndër to është minimizimi i shanseve të ndikimit të Rusisë në rajon.

“Kjo është e mundshme. Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi ose në raundin e parë të zgjedhjeve për president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse është qartësisht e pranishme”, ka thënë Bolton.

Kur ka folur për gjetjen e një zgjidhjeje, Bolton ka përdorur si krahasim çështjen e emrit të Maqedonisë, duke thënë se ishte një zgjidhje e mirë për të gjithë.

“Çfarëdo gjëje që mund të bëjmë, që sjell zgjidhje – nuk po them të sforcojmë diçka ndaj askujt – por nëse është diçka që i sjell dobi të gjithëve, siç është rasti i emrit të Maqedonisë që sot quhet Maqedonia e Veriut, pra nëse ka mundësi të sjellim zgjidhje të mira për të gjithë, mendoj që duhet të jetë prioritet i Amerikës për të gjetur në mirëbesim rrugë për mbyllje të konflikteve. Të gjithë të ndërrojnë fletën, të flasin më shumë për anëtarësim në NATO, në BE. Stabiliteti në Ballkan do të ishte i mirë për të gjithë. Nuk po them me çdo kusht, por është diçka që duhet mbajtur parasysh”, ka thënë Bolton.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?