E konfirmon Ministria e Mbrojtjes: Ushqimi i ushtarëve është përgatitur nga kuzhinierët e mensës dhe burgjeve

E konfirmon Ministria e Mbrojtjes: Ushqimi i ushtarëve është përgatitur nga kuzhinierët e mensës dhe burgjeve

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ushqimi u është përgatitur nga kuzhinierët e Qendrës Studentore dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Përmes një komunikate për media,  Ministria e Mbrojtjes deklaron se është “periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional”. “Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat […]

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ushqimi u është përgatitur nga kuzhinierët e Qendrës Studentore dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Përmes një komunikate për media,  Ministria e Mbrojtjes deklaron se është “periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional”.

“Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Ndryshe, shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marr parasysh problemin me tenderin për furnizim.

Improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci javën e kaluar pranoi në një intervistë për Dukagjinin se ka pas probleme me tenderin për furnizim me ushqim në FSK.

Ai tha se ka pasur vendime e edhe anulime të tyre, duke aluduar në vendimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla që ky tender të shpallet sekret shtetëror.

Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë.

Kompania “BENI DONA” që deri dje ka pasur kontratë për furnizim me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i ka dërguar një letër Ministrisë së Mbrojtjes, përmes së cilës është zotuar që të mbështes stafin e FSK’së për përgatitjen e ushqimit, pavarësisht skadimit të kontratës e deri në gjetjen e një zgjidhje.

Nga kjo kompani kanë ofruar të gjtha pajisjet që kanë në kazerma dhe ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët deri të gjendet një zgjidhje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?