Zelensky thirrje nga Davosi: Perëndimi të bashkohet kundër agresionit rus

Zelensky thirrje nga Davosi: Perëndimi të bashkohet kundër agresionit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të jetë i bashkuar në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa përballet me luftën gati dyvjeçare të Rusisë. Ai u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit që t’i ndihmojnë këtij vendi në krijim të superioritetit ajror kundrejt Moskës, ashtu që të sigurohet fitore në fushëbetejë, […]

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të jetë i bashkuar në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa përballet me luftën gati dyvjeçare të Rusisë.

Ai u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit që t’i ndihmojnë këtij vendi në krijim të superioritetit ajror kundrejt Moskës, ashtu që të sigurohet fitore në fushëbetejë, shkruan REL.

“Duhet të kemi superioritet ajror për Ukrainën”, ka thënë Zelensky në Forumin Ekonomik Davos.

“Ashtu siç kemi arritur superioritet në Detin e Zi, ne mund ta bëjmë këtë. Kjo gjë do të mundësojë përparim në terren… partnerët e dinë çfarë duhet dhe në çfarë cilësie”, ka thënë Zelensky.

Ai ka thënë më herët se ekziston nevojë për rritje të kapaciteteve ajrore për mbrojtje, teksa ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, më 16 janar, në Davos, si dhe ka zhvilluar takime edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Teksa Ukraina i afrohet nisjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne jemi pajtuar për të marrë një hap shtesë drejt nisjes së analizimit të legjislacionit të Ukrainës”, ka thënë Zelensky në X, platformë e njohur më parë si Twitter, pas takimit që ka zhvilluar me shefen e BE-së.

Para fjalimit të Zelenskyt, von der Leyen u ka thënë pjesëmarrësve në Davos, se ndonëse Ukraina mund ta fitojë luftën, “ne duhet të vazhdojmë të forcojmë rezistencën e saj”.

“Ukrainasit kanë nevojë për financa të parashikueshme përgjatë vitit 2024 dhe përtej. Atyre u duhen furnizime të mjaftueshme me armë për ta mbrojtur Ukrainën dhe për ta rikthyer të drejtën mbi territorin e tyre”, ka shtuar ajo.

Ukraina ka qenë shënjestër e një serie të sulmeve intensive ruse, prej nisjes së luftës.

Lideri ukrainas ka zhvilluar së fundi disa takime nëpër botë, për të rritur mbështetjen për Ukrainën, pas rënies së gatishmërisë në disa kryeqytete për të ndarë fonde për Kievin.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?