Zeka për masat e BE-së: Ndikojnë në imazh, në njohje të reja e në anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Zeka për masat e BE-së: Ndikojnë në imazh, në njohje të reja e në anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka tha se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) përveç që janë duke e dëmtuar Kosovën nga aspekti monetar, po e dëmtojnë vendin edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që të punojë në […]

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka tha se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) përveç që janë duke e dëmtuar Kosovën nga aspekti monetar, po e dëmtojnë vendin edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që të punojë në kryerjen e zotimeve të saja që këto masa të hiqen.

Zeka ka potencuar se masat e BE-së janë duke ndikuar në reputacionin e vendit marr parasysh që Kosova është një vend i ri i cili është duke kërkuar njohje nga vendet e tjera dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, dhe këto masa sipas tij, janë duke i shkaktuar pasoja vendit në këtë aspekt.

“Përtej aspektit monetar, përtej humbjeve që Kosova ka nga mos përfitimi i asistencës se BE-së, qoftë asistencës direkte monetare apo edhe asaj që ofrohet në formë teknike, ndikimi me negativ i këtyre masave është te imazhi i vendit, te reputacioni i tij. Një shtet i ri i cili është në kërkim të njohjeve të reja edhe nga shtetet individuale anë e mbanë botës, po të njëjtën kohë përpiqet që të siguroj anëtarësim në organizata të tjera ndërkombëtare, pashmangshëm se ballafaqohet me pasoj momentin kur dikush kupton që Kosova po i nënshtrohet masave të cilat vijnë nga BE-ja”, tha Zeka.

“Njerëzit po nuk bënë një analize të detajuara ata do të vënë fajin ose përgjegjësin kryekëput mbi institucionet e vendit edhe mbi shtetin e Kosovës në këtë aspekt. Po e them edhe një herë përtej humbjes së përfitimeve monetare, ajo që rendon më shumë mbi Kosovën është mbi imazhin e vendit”, është shprehur Zeka.

Drejtori i OEAK-ut ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke i kryer zotimet e saja më të cilat është ngarkuar, kjo është arsyeja që sipas tij këto masa nuk janë duke u hequr.

“Po nëse institucionet e BE-së në këtë rast e ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë e Kosovës për mungesë të konstruktivitetit në dialog edhe mos zbatim të disa prej zotimeve të cilat shteti i Kosovës i ka marr në dialog me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja atëherë pashmangshëm se përgjigjja duhet kërkuar aty. Pra te mos kryerja e atyre zotimeve të cilat shteti i Kosovës i ka marr”, ka thënë ai.

Zeka ka kritikuar qeverinë edhe për moszbatim të disa prej marrëveshjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik e të cilat janë arritur në vitin 2017-2019 nga qeveritë e kaluara.

“Të jemi i sinqerte ne shpesh herë e themi brenda Odës Amerikane se disa prej vendimeve të cilat kanë të bëjnë në zhvillimin ekonomik e cilat janë marr nga qeveritë në të kaluarën, në vitin 2017, 2018, 2019 e tutje, do të thotë hidhen poshtë nuk zbatohen. Pra po flasim edhe për zotime të cilat në ja bëjmë vetës sonë e cilat qeveritë e tjera zgjedhin që të mos i marrin parasysh. E njëjta duke se po përsëritet edhe në raport me partnerët ndërkombëtar”, ka përfunduar ai./EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?