Ymeri: Tash presioni do të bjerë mbi Kosovën për Asociacionin

Ymeri: Tash presioni do të bjerë mbi Kosovën për Asociacionin

Analisti Visar Ymeri thotë se është një fillim i mirë i vitit 2024 por sipas tij jo për shkak të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, ndonëse po ndodhin elemente që janë pozitive për Kosovën, megjithatë kjo nuk shpërfaq më ndryshim frymën dhe klimën në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. “Jemi ende në […]

Analisti Visar Ymeri thotë se është një fillim i mirë i vitit 2024 por sipas tij jo për shkak të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, ndonëse po ndodhin elemente që janë pozitive për Kosovën, megjithatë kjo nuk shpërfaq më ndryshim frymën dhe klimën në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Jemi ende në një situatë konfliktuoze që nuk tregojnë se ka klimë normalizimi, përkundrazi ka një hyrje në një status quo të re e cila mund të jetë problematike se sa ka qenë status quo e viteve të kaluara në kuptimin e aspekteve të sigurisë. Është mirë që po ndodhin këto lajme por nuk duhet të gëzohet shumë Kurti për dy arsye: E para është që tash presioni do të jetë më i madh që Kosova të lëvizë, lëvizja e Kosovës që pritet e para që nuk besoj që do të kenë shumë durim me na prit gjatë është ta dërgojë statutin në Gjykatën Kushtetuese… dhe e dyta është që në atë intervistën që e kishte pasur Besnik Bislimi.. ai i shpërfaq disa prej pikave të planit të sekuencimit për të cilin po duket se janë marrë vesh se si do të zbatohet marrëveshja”, u shpreh Ymeri në emisionin “Debat Plus”.

“Është fillim i mirë i vitit por jo për shkak të meritave të Qeverisë. Në asnjërën nga to nuk është se kjo qeveri e ka dhënë kontributin as më të rëndësishëm e lëre më të vetmin sepse të vetmin besoj që është naive të mendohet”, tha ai.

Ymeri thekson se kryeministri Kurti e bën njëfarë pranimi të mbuluar që ia njeh meritën edhe qeverive të kaluara.

“Ai po tregon që këto punë që kanë nisur më herët e që tash po rastisin të finalizohen. Arsyeja kryesore për të cilën kryeministri nuk foli në status është ajo që secili prej këtyre proceseve është i ndërlidhur me dialogun…”, shtoi më tej ai.

Analisti Visar Ymeri potencon se Kurti e ka bërë një gabim të madh vitin e kaluar kur ka menduar që marrëveshja që po e pranon nuk do të zbatohet sepse do të refuzojë Serbia së zbatuari.

“Dhe tash ka fundi i vitit ka filluar ta shohë dhe të kuptojë që mbase edhe Serbia do ta zbatojë që i bie se trysnia më e madhe do të bie te Kosova. Zbatimi i marrëveshjes për planin franko-gjerman, nëse kjo marrëveshje do të ketë efekt pozitiv te vendet mosnjohëse apo do të mbesin në mënyrën se si janë”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?