Ymeri: Këtë vit pres zbatim të marrëveshjes, Qeveria do t’i presë vërejtjet e Kushtetueses për Asociacionin

Ymeri: Këtë vit pres zbatim të marrëveshjes, Qeveria do t’i presë vërejtjet e Kushtetueses për Asociacionin

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pret që këtë vit të ketë zbatim të marrëveshjeve të arritura nga dialogu me Serbinë. Pikë kyçe, Ymeri e sheh themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ymeri i cili udhëheq me institutin “Musine Kokolari”, ka thënë për Ekonomia Online se hapi i parë i institucioneve tona do […]

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pret që këtë vit të ketë zbatim të marrëveshjeve të arritura nga dialogu me Serbinë. Pikë kyçe, Ymeri e sheh themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ymeri i cili udhëheq me institutin “Musine Kokolari”, ka thënë për Ekonomia Online se hapi i parë i institucioneve tona do të jetë dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese, e më pastaj formimi i saj.

Si hap të radhës, Ymeri i sheh mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, të cilat parashihen të jenë themeluese të Asociacionit.

“Ky vit pritet të jetë vit i cili do të ketë fillim të zbatimit të marrëveshjes së arritur sipas një plani të sekuencimit për të cilën me gjasë jemi dakorduar me Serbinë edhe pse nuk është bërë publike, natyrisht që problemet kryesore do të jenë tek pika Asociacionit. Ne e dimë që tashmë pritet nga Kosova që ta bëjë hapin në drejtim së pari dërgimi të këtij draftstatuti në Gjykatë Kushtetuese dhe pastaj fillimi i procedurave për themelimin e Asociacionit e në të cilën ndërlidhen edhe organizimi i zgjedhjeve në katër komunat e veriut duke pasur parasysh që do të jenë kuvende të reja komunale atje të cilat do të jenë pra themeluese në një farë mënyre të Asociacionit si parashihet dhe pastaj natyrisht varet edhe prej vërejtjeve që mund t’i ketë Gjykata Kushtetuese në draftstatutin e të cilat pastaj do të merren sigurisht parasysh dhe do të aplikohen”, ka thënë Ymeri.

Ymeri thekson se bashkësia ndërkombëtare insiston që marrëveshja me Serbinë të përfundojë para se Parlamenti Evropian të shkojë në zgjedhje.

“Këtu do të jenë aty të cilat është lehtë me i thënë gojarisht po pastaj kur vjen puna tek zbatimi i këtyre praktikave natyrisht që do të ketë probleme të shumta, do të ketë sigurisht edhe synime të palëve për me zvarrit procesin por unë mendoj që interesimi i partnerëve tanë ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimit Evropian është të kemi një zbatim sa më të shpejt të marrëveshjes, mundësisht para se të bëhen zgjedhjet për Parlamentin Evropian sepse pastaj do të kem një komplikim do të thosha kështu të situatës në kuptimin themelimit të institucioneve të reja të Bashkimit Evropian. Menjëherë pas këtyre, zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kështu mund të hup vëmendja nga rajoni”, deklaroi Ymeri.

E sukseset sipas Ymerit në rrafshin ndërkombëtar janë të paketa, ndërsa anëtarësimi në organizatat tjera do të jenë të pamundura pa u anëtarësuar fillimisht në Këshill të Evropës.

“Ne kemi pasur një raport tashti vitin e kaluar prej Këshillit Evropës i cili ka tërheq disa vërejte serioze për sa i përket sjelljes së Kosovës në raport me gjyqësorin në raport me zbatimin e vendimeve të gjykatave tona, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese po edhe në raport me sjelljen që e ka Kosova karshi marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe mendoj që këto do të jenë si them kështu kriteret vlerësuese për Kosovën në raport me Këshillin e Evropës. Raportin politik për të cilin presin ta shohin këtë vit dhe të votohet këtë vit dhe mendoj që këto njëfarë mënyre tregojnë edhe atë se çfarë mundësish do të ketë Kosova në rrafshin ndërkombëtar, karshi anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare mendoj që këto janë të ndërlidhura pra pa e kalu këtë testin e Këshillit të Evropës nuk është se kemi me pasur kushedi çfarë suksesi në organizata tjera”, u shpreh Ymeri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?