Walker: Vuçiq dhe Serbia duan zvarritje të dialogut, e pakuptueshme që Kosova gjendet ende nën sanksione

Walker: Vuçiq dhe Serbia duan zvarritje të dialogut, e pakuptueshme që Kosova gjendet ende nën sanksione

Diplomati amerikan në pension dhe ish-ambasadori i misionit të OSBE-së, William Walker, në një intervistë ka folur edhe për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Walker ka thënë se bisedimet në mes të dy vendeve janë duke vazhduar për një kohë të gjatë dhe se ka shumë pak progres. Walker ka thënë […]

Walker ka thënë se të gjithë e kuptojnë që Kosova dëshiron normalizim të raporteve, por duket që Serbia nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Veterani i diplomacisë amerikane ka thënë se Vuçiq dhe Serbia me refuzimin për ta njohur Kosovën dëshirojnë që ta zvarrisin procesin e negociatave në pafundësi dhe dëshirojnë që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Kosovës. Walker thotë se duket që Perëndimi po i bën presion Kosovës por jo edhe Serbisë, prandaj shton se s’është shumë optimist për negociatat.

“Ato janë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë me shumë pak progres. Dhe përsëri Vucic dhe Serbia dhe refuzimi i tyre për ta njohur Kosovën, e dini, do ta zvarris procesin përgjithmonë. Mendoj që çdo kush e kupton që Kosova dëshiron të normalizojë raportet, dëshiron të bëj paqe në rajon dhe Serbia me sa duket jo. Serbia duket se dëshiron që ta zvarris dhe ta bëj komunitetin ndërkombëtar t’i bëj presion Kosovës, dhe po e bëjnë, por s’duket që po i bëjnë presion të fortë Serbisë. Kështu që s’jam shumë optimist për procesin e negociatave”, ka thënë Walker për Express.

Walker tutje ka thënë se nuk arrin të kuptoj pse Kosova është nën sanksione të BE-së, kur është një shtet demokrat me një demokraci funksionale si çdo shtet në Evropë apo në botë.

Ai ka thënë se nëse do të ndodhte në Kosovë një rast i njëjtë sikur ai me Sanduloviq në Serbi, do të bëheshin hetime dhe përgjegjësi do të dilte para drejtësisë.

Tutje diplomati amerikan ka përmendur edhe proceset politike dhe zgjedhjet, duke thënë se në Kosovë ata që humbin zgjedhjet i lirojnë zyrat. Ai ka thënë se në Serbi, Aleksander Vuçiq, po dëshiron të qëndrojë shumë gjatë në pushtet.

Në fund thotë se dallimi në mes të Kosovës dhe Serbisë është shumë i madh dhe është e pakuptueshme që Kosova është nën sanksione.

“Ju jeni nën sanksione gjë që s’e kuptoj. Kosova është një demokraci funksionale, demokrate si çdo vend në Evropë apo në botë. Sistemi i Drejtësisë funksionon. Nëse dikush do të kapej e do të rrihej nga policia në Kosovë, ajo do të hetohej dhe ata që do ta bënin do të dilnin para drejtësisë. Pra po them që sistemi drejtësisë në Kosovë funksionon, sistemi policisë funksionon, sistemi i votimit funksionon, njerëzit që humbin zgjedhjet largohen nga zyrtar. Por z. Vucic duket që dëshiron që të qëndrojë në pushtet. Dallimi në mes të dy shteteve është tepër i madh. Dhe akoma është Kosova që është sanksione dhe thjesht nuk e kuptoj këtë”, ka përfunduar William Walker.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?