Vuçiq mundohet të shfajësohet, akuzon amerikanët për shpërthimin në veri të Kosovës

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, ndodhi një shpërthim që dyshohet me granatë. Policia njoftoi se nga ky shpërthim, janë lënduar dy persona ndërsa janë dëmtuar edhe shtatë vetura. Njëri nga të lënduarit, sipas PK-së, është në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, për këtë […]

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, ndodhi një shpërthim që dyshohet me granatë.

Policia njoftoi se nga ky shpërthim, janë lënduar dy persona ndërsa janë dëmtuar edhe shtatë vetura.

Njëri nga të lënduarit, sipas PK-së, është në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, për këtë çështje është deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Davosi ku po qëndron për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Siç raporton media serbe e kontrolluar nga pushteti B92, ai tha se shpreson që amerikanët të mos jenë prapa këtij sulmi.

“Është turp të flitet se atë bombë e kanë hedhur serbët. Ata atë e bëjnë për para dhe sepse dikush i ka paguar. Ne ende po hetojmë dhe nuk do të doja të dilja me ndonjë përfundim. Besoj se në të ardhmen e afërt do ta dimë natyrën e sulmit. Bëhet fjalë për vendosmërinë tonë, do të kemi shumë sfida sepse keni të bëni me njerëz të papërgjegjshëm në Prishtinë. Nesër do ta diskutoj këtë me shumë njerëz. Shpresoj që amerikanët të mos qëndrojnë pas kësaj”, tha Vuçiqi.

Ai shtoi se Kurti e ka mbështetjen e amerikanëve dhe të Berlinit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?