Vuçiq: Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian, po më kërkon të njoh Kosovën

Vuçiq: Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian, po më kërkon të njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka  kritikuar ata që besojnë se Kosova është objektivisht e pavarur. Deklaratën Vuçiç e bëri duke përmendur gjoja konfliktin e tij me disa në Qeverinë e Serbisë. Vuçiç u pozicionua si një lloj viktime, por nuk është plotësisht e qartë se si do ta trajtojë publikisht nyjën e Kosovës, përveç […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka  kritikuar ata që besojnë se Kosova është objektivisht e pavarur. Deklaratën Vuçiç e bëri duke përmendur gjoja konfliktin e tij me disa në Qeverinë e Serbisë.

Vuçiç u pozicionua si një lloj viktime, por nuk është plotësisht e qartë se si do ta trajtojë publikisht nyjën e Kosovës, përveç se në praktikë, është evidente se ka filluar të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, shkruan Danas. Dhe kjo në kohën kur ende nuk dihet nëse BE-ja do t’i njohë zgjedhjet e përfunduara së fundmi, apo më saktë do të legjitimojë parregullsitë zgjedhore.

Duke folur për Kosovën, presidenti i Serbisë citoi ish-presidentin e Francës, Charles De Gaulle, i cili u kujtua për faktin se gjatë mandatit të tij, Algjeria mori të drejtën e vetëvendosjes.

“Në vendet demokratike është e pamundur të mos humbasësh pothuajse gjithçka – nga popullariteti… Por për mua, pyetja kryesore është – çfarë duam ne nga vendi ynë”, tha Vuçiç

“Ne qytetarët e Serbisë, ne serbët, duhet të pyesim se çfarë duam nga vendi ynë, si do ta bëjmë atë, me entuziazëm apo do të bërtasim e qajmë për fatin tonë”, tha Vuçiç.

Ai vazhdoi të fliste për Kosovën duke thënë se ajo është pengesë brenda vendit por edhe se ka presione nga jashtë.

“Evropa po kërkon që ne ta njohim Kosovën e pavarur, mos gënjeni se kjo nuk është e vërtetë, ajo në thelb po e kërkon këtë”, tha presidenti serb.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç

Duke folur lidhur me atë nëse qytetarët e Serbisë duan që shteti i tyre të futet në BE, Vuçiç tha gjysma e qytetarëve janë pro dhe gjysma tjetër kundër hyrjes në BE.

Ai po ashtu tha se qytetarët e Serbisë po ashtu nuk pajtohen sa i përket njohjes së Kosovës.

“Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se ‘Kosova ’ duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?