Von Cramon: Pa implementimin e Asociacionit, vështirë të ecet para

Von Cramon: Pa implementimin e Asociacionit, vështirë të ecet para

Eurodeputetja dhe njëherësh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka nisur sot vizitën e saj katërditore në Kosovë, ka folur për agjendën e saj këtu, realizimin e ëndrrës së kosovarëve për të lëvizur lirshëm në shtetet e BE-së, lëvizjen e lirshme me targa RKS edhe në territorin e Serbisë, masat […]

Viola von Cramon, tha se ndihet e turpëruar për atë që qytetarët e Kosovës kanë pritur kaq gjatë për liberalizimin e vizave, sepse sipas saj kriteret ishin përmbushur që në vitin 2018, ka thënë ajo për RTK.

“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ajo tha se liberalizimi i lehtëson disa gjëra duke mundësuar që secili të ketë qasjen e njëjtë në Bashkimin Evropian, por ajo që duhet të krijomë është perspektiva ekonomike në Kosovë, e që duhet të ketë nxitje për vetëpunësim, vende pune të paguara mirë”, tha ajo.

E sa i përket vizitës së saj në Kosovë, Cramon tha se është takuar me palë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm edhe nga opozita edhe nga qeveria, duke shtuar se është një pamje paksa e përzier dhe ka shumë rrugë për tu bërë dhe ka një lloj niveli të frustrimit, në kuptimit e gjërave që nuk po ecin në mënyrën që do të duhej të ecnin.

Ajo tha se niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon.

“Në njërën anë është një gjë e mirë, ka një shumicë stabile në parlament, në anën tjetër, megjithatë niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes por edhe të drejtat që opozita i gëzon dhe pastaj trajtimi se si ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjerat do të mund të përmirësoheshin”, tha von Cramon.

Von Cramon tha se do të donte të shihte që gjërat të lëvizin drejt integrimit evropian për çka duhet më shumë angazhim e përkushtim nga ana e qeverisë.

Kurse sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Von Cramon u shpreh se është e vështirë të parashikohet një gjë e tillë, por ajo që duhet, sipas saj, është presioni i madh nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të sigurohet që situata të tilla si ajo e Banjskës të mos përsëritën më, dhe që të shihet që edhe Serbia do ti përmbush zotimet e saj në kuptimin e njohjes.

“Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, tha ajo.

Von Cramon tha se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa implementimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?