Vendoset bombë me telekomandë në një autosallon në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Vendoset bombë me telekomandë në një autosallon në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ku një person dyshohet se ka vendosur mjet shpërthyes pranë një autosalloni. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për autosallonin ‘Auto MK’, teksa kanë zbardhur detaje edhe nga dëshmia e menaxherit të kompanisë, […]

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për autosallonin ‘Auto MK’, teksa kanë zbardhur detaje edhe nga dëshmia e menaxherit të kompanisë, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ka vërejtur mjetin shpërthyes.

Sinjali mëson se i riu ka deklaruar se para mesnatës ka parë një veturë luksoze me targa të Shqipërisë, prej nga ka dalë një person i dyshuar i cili ka pasur në dorë një qese të cilën e ka vendosur në afërsi të veturave të parkuara.

E, gjatë ditës së djeshme ai ka gjetur mbi kioskën që shërben si zyrë e autosallonit, qeset brenda së cilave kishte bombë të improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?