Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtës gjini nuk është miratim i homoseksualitetit

Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtës gjini nuk është miratim i homoseksualitetit

Vatikani ka theksuar se lejimi i priftërinjve të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini nuk është një miratim i homoseksualitetit, por as blasfemi, pasi disa peshkopë katolikë reaguan negativisht ndaj masës së shpallur muajin e kaluar. Papa Françesku miratoi një vendim në dhjetor që lejonte priftërinjtë të bekonin çiftet e pamartuara dhe të të njëjtës […]

Papa Françesku miratoi një vendim në dhjetor që lejonte priftërinjtë të bekonin çiftet e pamartuara dhe të të njëjtës gjini për sa kohë që bekimi kryhej pa asnjë lloj ritualizimi dhe nuk jepte përshtypjen e miratimit të marrëdhënies nga kisha, shkruan The Guardian.

Vendimi u mirëprit nga katolikët LGBTQ+, por shkaktoi konfuzion midis peshkopëve në disa vende, veçanërisht në Afrikë, ku disa peshkopë thanë se nuk do ta zbatonin atë.

Në një kujtesë të doktrinës së kishës katolike mbi martesën, Vatikani sqaroi të enjten se dhënia e bekimeve për çiftet e të njëjtës gjini “nuk ishte një justifikim i të gjitha veprimeve të tyre dhe ato nuk janë një miratim i jetës që ata bëjnë”. Megjithatë, masa nuk duhet të konsiderohet “heretike, në kundërshtim me traditën e kishës ose blasfemuese”.

Priftërinjtë mund të zgjidhnin të jepnin bekime rast pas rasti, por,  Vatikani pranoi se gjeste të tilla do të ishin “të pamatura” në vendet ku të qenit homoseksual mund të rezultonte në torturë, burg apo edhe vdekje, ata nuk mund të zbatonin një ndalim të plotë, transmeton klankosova.

Në deklaratën prej pesë faqesh, Vatikani shpjegoi se “bekimet baritore” duhet të mbahen “shumë të shkurtra” dhe nuk duhet të justifikojnë asgjë që “është e papranueshme moralisht”.

Vatikani përsëriti se kur një çift i të njëjtës gjini kërkon një bekim, ai “nuk duhet të jepet kurrë në përputhje me ceremonitë e një bashkimi civil, madje as në lidhje me to. As nuk mund të kryhet me ndonjë veshje, gjeste apo fjalë që i përshtaten një dasme”.

Kur masa u njoftua në dhjetor, ajo u përshkrua nga një vëzhgues si “ndryshimi më konkret baritor në qëndrimin e kishës ndaj çifteve homoseksuale në historinë 2000-vjeçare të kishës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?