Ukraina “ka shkatërruar edhe një qendër komanduese ruse” në Krime

Ukraina “ka shkatërruar edhe një qendër komanduese ruse” në Krime

Forcat Ajrore ukrainase thanë më 6 janar se kanë shkatërruar një qendër komanduese ruse në bazën ajrore Saki, në Gadishullin e pushtuar të Krimesë. Sulmet, sipas Forcave Ajrore, u kryen gjatë natës. “Të gjitha caqet janë shkatërruar”, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, përmes një postimi në Telegram, duke shtuar se Rusia humbi “edhe […]

Forcat Ajrore ukrainase thanë më 6 janar se kanë shkatërruar një qendër komanduese ruse në bazën ajrore Saki, në Gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Sulmet, sipas Forcave Ajrore, u kryen gjatë natës.

“Të gjitha caqet janë shkatërruar”, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, përmes një postimi në Telegram, duke shtuar se Rusia humbi “edhe një qendër komanduese në Krime”.

Ky pretendim i Ukrainës vjen një ditë pasi Kievi tha se ka kryer një sulm në një qendër komanduese ushtarake ruse dhe në një njësi ushtarake në Krime, duke shkaktuar “dëme serioze” në sistemin mbrojtës të Rusisë.

Nataliya Humenyuk, zëdhënëse e Forcave Jugore Mbrojtëse të Ukrainës, tha më 5 janar se operacione “jashtëzakonisht të fuqishme luftarake” kanë ndodhur më herët gjatë kësaj jave, duke goditur fuqishëm ushtrinë ruse në Krime.

Rusia më 6 janar pretendoi se forcat e saj rrëzuan katër raketa ukrainase gjatë natës në Krime.

Këto raportime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Që kur Moska nisi pushtimin brutal të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, forcat ukrainase shpesh kanë kryer sulme ndaj caqeve ushtarake ruse në Krime, gadishull që u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.

Baza ajrore Saki u bë kryelajm në shtatorin e vitit 2023, pasi Ukraina tha se ushtria e saj kishte goditur bazën, duke shkaktuar “dëme serioze” të pajisjeve që gjendeshin në bazë. Por, zyrtarët e instaluar nga Moska në Krime mohuan këto pretendime të Kievit.

Gushtin e vitit 2022 baza ishte cak i sulmeve ajrore ukrainase, me Kievin që pretendoi se kishte shkatërruar të paktën nëntë avionë ushtarakë, përfshirë edhe avionët luftarakë të llojeve Su-30SM dhe Su-24M.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia ditëve të fundit kanë përshkallëzuar sulmet, përderisa lufta po i afrohet përvjetorit të dytë./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?