Theret në qafë udhëheqësi i opozitës në Kore të Jugut (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë në Kore të Jugut, Lee Jae-myung, u ther në qafë gjatë një vizite në qytetin Busan të martën dhe u dërgua në spital në Seul përmes helikopterit pas pranimit të trajtimin urgjent, thanë zyrtarët e partisë dhe të shërbimeve urgjente mjekësore. Lee, i cili për pak i kishte humbur […]
Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë në Kore të Jugut, Lee Jae-myung, u ther në qafë gjatë një vizite në qytetin Busan të martën dhe u dërgua në spital në Seul përmes helikopterit pas pranimit të trajtimin urgjent, thanë zyrtarët e partisë dhe të shërbimeve urgjente mjekësore.
Lee, i cili për pak i kishte humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, ishte me vetëdije dhe u dërgua në Spitalin Universitar Kombëtar në kryqytet, pasi një burrë e sulmoi atë përderisa politikani po ecte në mesin e një turme njerëzish e gazetarësh në një ngjarje publike, raporton agjencia “Reuters”.
Një zyrtar në Spitalin Universitar Kombëtar “Pusan”, ku Lee së pari e mori trajtimin urgjent, tha se dërgimi i tij në Seul ishte i mundshëm, pasi stafi mjekësor vlerësoi se gjendja nuk ishterrezik për jetën, duke u bazuar në trajtimin fillestar dhe në fotografimin me CT.
Zëdhënësi i partisë së tij, Kwon Chil-seung, duke folur para spitalit pak pas largimit të politikanit të plagosur përmes helikopterit, tha se stafi mjekësor dyshon për dëmtim të një vene të qafës, e cila e dërgon gjakun nga koka në zemër.
“Ka shqetësim se mund të ketë gjakderdhje të madhe ose gjakderdhje shtesë, sipas stafit mjekësor”- tha zëdhënësi partiak.
Sulmi nga një i dyshuar, që u pa në video e fotografi, u krye shpejt, përderisa Lee po e vizitonte vendin për ndërtimin e propozuar të një aeroporti në Busan.












