Tahiri: Nuk duhet lejuar që viti 2024 të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar

Tahiri: Nuk duhet lejuar që viti 2024 të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka përmendur pesë tema të cilat duhet të adresohen me urgjencë gjatë këtij viti. Sipas tij, duhet pasur gatishmëri dhe vullnet për të adresuar arsimin, rritje e pagave në administratën e shtetit, ulja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e pagës minimale në […]

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka përmendur pesë tema të cilat duhet të adresohen me urgjencë gjatë këtij viti.

Sipas tij, duhet pasur gatishmëri dhe vullnet për të adresuar arsimin, rritje e pagave në administratën e shtetit, ulja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e pagës minimale në 450 euro si dhe mbështetja për sektorin privat.

Tahiri është shprehur se nuk duhet lejuar që viti 2024 të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar.

Ai thotë se gatishmëri e vullnet duhet të kemi në këto çështje nisur nga:

  • Arsimi

Situata e rënduar në arsim që u reflektua me rezultatin e testit PISA, i cili ishte më i ulëti që Republika e Kosovës ndonjëherë e ka marrë, duhet të trajtohet me prioritet të lartë. Si grup parlamentar do të adresojmë tri çështje:

  1. Të ndalet synimi për të ngulfatur përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit;
  2. Përmirësimi i kushteve infrastrukturore të arsimit të lartë dhe,
  3. Rritja e mbështetjes për hulumtime shkencore për Universitetet publike.
  • Rritja e Pagave në Administratën e Shtetit

Për tri vite rresht, kjo Qeveri katër herë e ka pasur Ligjin e Pagave në agjendën legjislative. Edhe atëherë kur e kanë miratuar këtë ligj, një numër të caktuar të kategorive ka zvogëluar pagën, te një numër i madh e ka rritur 10-20 euro. Grupi parlamentar i AAK-së do të iniciojë rritjen e pagave përmes koeficientit në Ligjin e Pagave dhe ngritjen vlerës së koeficienitit përmes Ligjit për Buxhet.

  • Ulja e çmimit të energjisë elektrike

Të gjitha çmimet kanë shënuar rritje, përveç pagave. E, rritje e papërballueshme e çmimit për qytetarët u shtua edhe ajo e rrymës. Grupi Parlamentar i AAK-së do të nis iniciativë në Kuvendin e Kosovës për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

  • Rritja e pagës minimale në 450 euro

Ligji për Pagën Minimale për momentin është në Gjykatën Kushtetuese. Si grup parlamentar presim që kërkesa jonë të miratohet dhe menjëherë të nis amandamentimi i ligjit të ri.

  • Mbështetja për sektorin privat

Për dy vite mbi një miliard euro të cilat kanë qenë të dedikuara të investohen në projekte kapitale, nuk janë shpenzuar në Kosovë. Si rezultat, kemi shkolla më pak, çerdhe më pak, rrugë më pak, investime më pak dhe punësim më pak. Si grup parlamentar do të insistojmë në interpelanca të rregullta pse s’po ndodhin shpenzimet. Nëse vazhdon bllokimi i investimeve kapitale, po kontribuojmë në ikjen e qytetarëve nga vendi. Tashmë, rruga u është hapur!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?