Suspendohet nga Policia Sinisha Vasiq, nderoi terroristët e vrarë në Banjskë

Suspendohet nga Policia Sinisha Vasiq, nderoi terroristët e vrarë në Banjskë

Nderimi i terroristëve të Banjskës në sheshin e Mitrovicës së Veriut, i kushtoi shtrenjtë serbit Sinisa Vasiq. Pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, tre muaj pasi ka ndezur qirinjtë për terroristët e Banjskës u suspendua nga Policia e Kosovës. Siç duket e papranueshme ka qenë prezenca e tij, në organizimin e datës 26 shtator, veç […]

Nderimi i terroristëve të Banjskës në sheshin e Mitrovicës së Veriut, i kushtoi shtrenjtë serbit Sinisa Vasiq.

Pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, tre muaj pasi ka ndezur qirinjtë për terroristët e Banjskës u suspendua nga Policia e Kosovës.

Siç duket e papranueshme ka qenë prezenca e tij, në organizimin e datës 26 shtator, veç dy ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar për Dukagjinin se Sinisa Vasiq është suspenduar.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se zyrtari në fjalë sipas procedurave të parapara të PK-së është suspenduar”, tha Policia e Kosovës.

Polica nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet tjera rreth shkeljeve disiplinore të këtij zyrtari policor, ndërkohë që nuk ka mohuar se largimi i tij ka ardhur pas raportimit për pjesëmarrjen e tij në atë organizim.

Bile për ish-kryeshefin e IPK-së, Valdet Hoxha, pa raportimin e mediave, ky akt do mbetej i fshehur, përderisa thotë se pavarësisht gradave të gjithë duhet të përfundojnë njëjtë si Sinisa Vasiq, pas veprime të tilla.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala vlerëson se ky pjesëtar por edhe të tjerë që kanë cenuar në këtë formë shtetin e Kosovës duhet të largohen përfundimisht nga Policia.

Ngjarja e 26 shtatorit për të cilën Sinisha Vasiqi është përjashtuar nga polica erdhi si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë me 24 shtator, ku të vrarë mbetën 3 pjesëtarë të grupit që e komandonte Milan Radoiciqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?