Shtyhet seanca ndaj katër të akuzuarve për sulm terrorist në veri

Shtyhet seanca ndaj katër të akuzuarve për sulm terrorist në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar të premten kërkesën e mbrojtësve të të akuzuarve – Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq – për sulm terrorist që të shtyhet seanca fillestare. Arsye për këtë ishte se të akuzuarit nuk i kishin pranuar në tërësi shkresat e lëndës si dhe disa prej shkresave […]

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, tha se është fakt se disa nga shkresat e lëndës nuk janë të përkthyera. Mirëpo, ai tha se në afat prej presë ditësh, Prokuroria mund t’i përkthejë të gjitha shkresat në gjuhën serbe, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pantiq,  Milenkoviq, Vlajiq dhe  Vakiq kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë si të akuzuar për sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Mbrojtësi i të akuzuarit Dejan Pantiq, avokati Ljubomir Pantoviq ka thënë se nuk ekzistojnë kushte që të mbahet seanca përgatitore pasi pjesa më e madhe e shkresave nuk janë të përkthyera në gjuhën serbe.

“Konsideroj se në këto rrethana të mbahet sot seanca përgatitore në këtë rast do të jetë e shkelur e drejta e të gjithë të akuzuarve. Propozoj që seanca e sotme të shtyhet dhe Prokuroria të detyrohet që mbrojtësve dhe të akuzuarve t’ju dorëzohen shkresat e kompletuara të lëndës, të përkthyera në gjuhën të cilën e flasin të pandehurit”, ka thënë avokati.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj ka kërkuar nga mediat të kenë kujdes që mos t’iu publikohen fytyrat të akuzuarve për shkak të prezumimit të pafajësisë.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

 Më 13 dhjetor 2023 PSRK kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiq dhe ty të tjerët.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?