Shtëpia e Bardhë: Sekretari Austin ka nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor

Shtëpia e Bardhë: Sekretari Austin ka nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të dielën se mjekët e Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin mendojnë se ai mund të ketë nevojë për kujdes shëndetësor të mëtejshëm. “Do ta shohim se kur mund të dalë nga spitali, por mjekët mendojnë se ai vazhdon të ketë nevojë për kujdes mjekësor, […]

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të dielën se mjekët e Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin mendojnë se ai mund të ketë nevojë për kujdes shëndetësor të mëtejshëm.

“Do ta shohim se kur mund të dalë nga spitali, por mjekët mendojnë se ai vazhdon të ketë nevojë për kujdes mjekësor, përfshirë terapi fizike,” tha zoti Kirby në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS.

Zoti Kirby tha se presidenti Joe Biden dhe zoti Austin “janë në komunikim të rregullt” dhe se sekretari është “i angazhuar në mënyrë aktive” nga spitali.

Zoti Austin vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe është në gjendje të mirë, tha Pentagoni të dielën, duke shtuar se ende nuk ka një datë për daljen e tij.

Sekretari i Mbrojtjes, 70 vjeç, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” në Merilend më 22 dhjetor për t’u trajtuar për kancer të prostatës.

Ai u rikthye në spital më 1 janar për shkak të komplikimeve, përfshirë një infeksion të rrugëve urinare.

Zoti Biden tha të premten se ka besim te sekretari Austin, pavarësisht se ai e pranoi që zoti Austin kishte gabuar që e kishte mbajtur të fshehtë shtrimin në spital.

Shtëpia e Bardhë u kap në befasi kur mësoi për shtrimin e zotit Austin në spital dhe fakti që ai e mbajti të fshehtë një gjë të tillë, u kritikua nga ligjvënësit. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?