Shaip Kamberi paralajmëron se ky mund të jetë mandati i tij i fundit si deputet, thotë se erdhi koha të lëshoj rrugë

Shaip Kamberi paralajmëron se ky mund të jetë mandati i tij i fundit si deputet, thotë se erdhi koha të lëshoj rrugë

Për të tretën herë, Shaip Kamberi do të jetë zëri i vetëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë. Ky besim aq i madh i shqiptarëve në zgjedhjet e fundit, që u mbajtën më 17 dhjetor të vitit që sapo e lamë pas, Kamberit i ka dhënë më shumë përgjegjësi. Në një […]

Për të tretën herë, Shaip Kamberi do të jetë zëri i vetëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë. Ky besim aq i madh i shqiptarëve në zgjedhjet e fundit, që u mbajtën më 17 dhjetor të vitit që sapo e lamë pas, Kamberit i ka dhënë më shumë përgjegjësi.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Kamberi tregon se përse edhe këtë herë shqiptarët nuk kandiduan në një listë të vetme në zgjedhjet nacionale në Serbi.

Kamberi po ashtu në këtë intervistë ka bërë të ditur se janë mbi 18 mijë vota që ka marrë në zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe kjo e bën atë edhe më shumë përgjegjës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës për, siç tha ai, të vazhduar betejën kundër Serbisë për kërkimin e të drejtave të shqiptarëve.

Po ashtu, Kamberi në këtë intervistë ka kërkuar që Kosova dhe Shqipëria në mënyrë permanente ta hartojnë një strategji për ndihmë për Luginën e Preshevës, e cila do të ishte shumë më e favorshme për shqiptarët dhe jo të ketë vetëm plane “ad-hock” nga secila qeveri që vjen në udhëheqje.

Edhe pse në dy mandatet e kaluara ka qenë mjaft i zëshëm për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi thotë se çështja kryesore që i preokupon më shumë shqiptarët është pasivizimi i adresave, për çka tashmë janë njoftuar edhe Amerika dhe OSBE-ja.

Kamberi ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë edhe për një mandat tjetër dhe se, siç u shpreh ai, ka ardhur koha të lëshojë rrugë.

“Unë e kam obligim moral që vendimin përfundimtar ta them në partinë time dhe ta them edhe publikisht, por mendoj se Lugina e Preshevës ka nevojë për kuadro dhe ata kuadro duhet të ndërtohen. Kuadrot nuk mund të ndërtohen nëse nuk i fut në “zjarr”, siç e ka ushtria amerikane një ushtrim me zjarr, që thonë se pa i fut ushtarët në zjarr nuk e di se çfarë ushtarë janë. Kështu që koha është të mendoj për gjeneratat e reja, koha është të mendoj të lëshoj rrugë. Unë kam ndjekur një parim sa i përket kandidimit tim për zgjedhje komunale, kam qenë dy mandate kryetar komune, mandatin e tretë nuk kam pasur asnjë pengesë brenda partisë që të jem sërish kandidat, kam pasur mbështetjen e të gjithëve, por kam vendosur që më nuk do të garoj. Kështu që edhe këtu, por vendimin përfundimtar do ta jap në strukturat e partisë”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?