Serbia e lë në paraburgim ish-ushtarin e UÇK-së, avokati: Dyshohet për krime lufte sipas ligjit të ish-Jugosllavisë

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në pikëkalimin kufitar në Merdar, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj në Serbi. Avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi tha se përmes avokatit që i është caktuar Dakajt në Serbi është njoftuar që “është caktuar masa […]

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në pikëkalimin kufitar në Merdar, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj në Serbi.

Avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi tha se përmes avokatit që i është caktuar Dakajt në Serbi është njoftuar që “është caktuar masa e paraburgimit.

Smakiqi tha se do të ushtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi.

“Unë jam në koordinim me avokatin e tij në Serbi.. Më ka thënë që i është caktu masa e paraburgimit”, tha avokati për Gazeta Express.

Ai tha se ish-ushtari i UÇK-së “dyshohet për krime lufte”, sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë.

Hasan Dakaj nga Prizreni tash ndodhet në një qendër paraburgimi në Beograd. Ai u arrestua të premten nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdar.

Prokuroria në Beograd pretendon se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se i ka njoftuar “mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi”, ka njoftuar MPJ.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?