Serbët arrestojnë dy kosovarë në Merdare, thonë se kishin ‘arsenal’ armësh në veturën me targa RKS

Autoritetet doganore në Serbi thanë se një makinë me targa RKS – Republika e Kosovës – kanë zbuluar dhe kanë parandaluar kontrabandën e një arsenali armësh, që sipas tyre, ishte fshehur në një makinë pasagjerësh. Sipas një njoftimi, makina në të cilin ishin fshehur armët, u kontrollua nga doganierët serbë në pikëkalimin kufitarë në Merdarë, […]

Autoritetet doganore në Serbi thanë se një makinë me targa RKS – Republika e Kosovës – kanë zbuluar dhe kanë parandaluar kontrabandën e një arsenali armësh, që sipas tyre, ishte fshehur në një makinë pasagjerësh.

Sipas një njoftimi, makina në të cilin ishin fshehur armët, u kontrollua nga doganierët serbë në pikëkalimin kufitarë në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë.

Sipas doganës serbe, me makinën Audi A8 me targa të Kosovës, po udhëtonin dy pasagjerë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, u tha në njoftim e Doganës së Serbisë.

Autoritetet serbe thanë se doganierët kanë dorëzuar te policia dy personat që gjendeshin në këtë automjet “dhe kanë njoftuar prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme”.

Ndryshe, autoritetet e rendit në Kosovë shpesh raportojnë se zbulojnë kontrabandë me armë dhe mallra tjera në zonat kufitare me Serbinë, kryesisht në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?