Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin del nga spitali

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin del nga spitali

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin doli të hënën nga spitali, pasi kaloi dy javë për t’u trajtuar për shkak të komplikimeve pas një operacioni për kancerin e prostatës, gjë të cilën ai e mbajti të fshehtë dhe nuk ia tha as drejtuesve të lartë të administratës dhe as personelit i tij, për ditë të tëra. […]

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin doli të hënën nga spitali, pasi kaloi dy javë për t’u trajtuar për shkak të komplikimeve pas një operacioni për kancerin e prostatës, gjë të cilën ai e mbajti të fshehtë dhe nuk ia tha as drejtuesve të lartë të administratës dhe as personelit i tij, për ditë të tëra.

Zoti Austin do të punojë nga shtëpia derisa të marrë veten plotësisht. Mjekët thanë se “gjendja e tij shëndetësore u përmirësuar ndjeshëm gjatë qëndrimit në spital”. Në deklaratë thuhej gjithashtu se kanceri ishte kapur e trajtuar në kohë dhe se prognoza e zotit Austin është “e shkëlqyer”.

Në një deklaratë, zoti Austin falenderoi personelin mjekësor dhe tha se “mezi po priste të shërohej plotësisht e të kthehej sa më shpejt të ishte e mundur në Pentagon”.

Më 22 dhjetor Sekretari Austin, shtatëdhjetë vjeç, iu nënshtrua një operacioni për kancesin e prostatës në Qendrën spitalore Ushtarake Kombëtare Walter Reed. Sëmundja u diagnostikua në fillim të dhjetorit gjatë një kontrolli rutinë. Por një javë më vonë, më 1 janar, për shkak të një infeksioni pas operacionit, zoti Austin u shtrua në spital në repartin e kujdesit intensiv.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarët e lartë të administratës mësuan mbi shtrimin e zotit Austin më 4 janar. Po kështu zoti Austin mbajti të fshehtë faktin se ishte diagnostikuar me kancer, deri më 9 janar. Presidenti Biden ka thënë se dështimi i zotit Austin për t’i treguar atij për shtrimin në spital ishte një gabim në gjykim, por nga ana tjetër ai tha se ka ende besim tek shefi i Pentagonit.

Gjatë kohës që zoti Austin ishte i shtruar në spital, në fund të javës së kaluar, Uashingtoni nisi një seri sulmesh ushtarake, ndaj grupit rebel Houthi të mbështetur nga Irani. Sulmet kishin si objektiv me dhjetëra vendndodhje të grupit të lidhura me fushatën e tij të sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Zoti Austin koordinoi lëvizjet e Pentagonit nga spitali.

Megjithatë mungesa e transparencës në lidhje me shtrimin në spital të zotit Austin, ka nxitur një proces rishikime të procedurave të administratës dhe Departamentit të Mbrojtjes mbi njoftimin e Shtëpisë së Bardhë apo edhe zyrtarëve të tjerë, në rastet kur një anëtar i kabinetit duhet të transferojë autoritetin vendimmarrës tek zëvendësi i tij.

Çështja nxiti gjithashtu kritika nga anëtarët e Kongresit në të dy anët e politikës. Ligjvënësi republikan Mike Rogers, kryetari i Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ka hapur një hetim zyrtar për këtë çështje. Të tjerë ligjvënës kërkuan hapur dorëheqjen e zotit Austin, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti nuk ka në plan ta shkarkojë atë.

Mbetet e paqartë se kur zoti Austin do të kthehet në zyrën e tij në Pentagon apo se si do të ndikojnë çështjet e lidhura me shëndetin tek puna e tij, udhëtimet dhe angazhimet e tjera publike në vazhdim. Nënsekretarja e Mbrojtjes, Kathleen Hicks, ka marrë përsipër disa nga detyrat e përditshme të tij ndërsa ai po merr vetën pas trajtimit mjekësor. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?