Sandulloviq po dërgohet nga spitali në burg, ndodhet në rrezik për jetë

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka njoftuar se klienti i tij po dërgohet në burgun qendror në Beograd nga Emergjenca, ku dje ishte shtruar pasi ishte rrahur prej shërbimit sekret të Serbisë. Avokati ka thënë se Sanduloviqi po transferohet në burg kur “jeta e tij është në rrezik”. “Ata po e […]
Avokati ka thënë se Sanduloviqi po transferohet në burg kur “jeta e tij është në rrezik”.
“Ata po e largojnë sepse Nikola vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është akuzë zyrtare dhe formale ndaj tij. Më lejoni të përsëris, akuza zyrtare ndaj tij është se ka përhapur urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varret e shqiptarëve duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e kryera”, ka shkruar ai në platformën X.












