Republika Srpska feston ‘ditën e krimit dhe kriminelëve’: Disa fakte interesante për 9 janarin

Që prej shumë vitesh, komuniteti serb i Republikës Srpska në Bosnjë, feston 9 janarin si ditën e Republikës Srpska, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Bosnje Hercegovoinës, dy herë e ka shpallur si jokushtetuese shënimin e kësaj feste. 9 janari 1992, shënon datën kur parlamenti i popullit serb në Bosnjë e Hercegovinë u themelua dhe shpalli […]
Që prej shumë vitesh, komuniteti serb i Republikës Srpska në Bosnjë, feston 9 janarin si ditën e Republikës Srpska, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Bosnje Hercegovoinës, dy herë e ka shpallur si jokushtetuese shënimin e kësaj feste.
9 janari 1992, shënon datën kur parlamenti i popullit serb në Bosnjë e Hercegovinë u themelua dhe shpalli të ashtuquajturën Republika Serbiane e Bosnjë dhe Hercegovinës që më vonë do të quhej vetëm si ‘Republika Srpska’.
De fakto, ky shtet ishte deklaruar si ‘parashtet’ pa ndonjë njohje brenda shtetit Socialist të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, Kushtetuta e të cilës ishte ende valide.
Kjo datë, është e shtyrë nga nomenklatura politike e Republikës Srpska sepse ata janë të prirë të besojnë se kjo storie është një entitet më i vjetër sesa vetë Dejtoni.
Në të kundërtën e 9 janarit, referendumi për pavarësi që është mbajtur nga 28 shkurti deri më 1 mars, shënon edhe pavarësinë e Bosnjë e Hercegovinës e cila ishte njohur ndërkombëtarisht dhe kishte pranuar një ulëse në OKB.
Por çka, në esencë është 9 janari 1992?
Kjo datë shënon lindjen e ideve kriminale, të cilat për vite ishin ndjekur dhe prodhuar nga kriminelë lufte që kishin kryer krime në Bosnjë e konkretisht në Srebrenicë.
Tribulini Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, Gjykata e Bosnë Hercegovinës dhe gjykatat në Serbi, kanë dënnuar më shumë se 50 njerëz me më shumë se 700 vjet dënim për krimet që kanë kryer në Srebrenicë.
Në 40 verdikte të gjykatave, ato të Gjykatës Ndërkombëtare, përfshijnë 7 sosh për krime lufte në Srebrenicë.
9 Janari, është data kur kishte filluar vrasja, persekutimi, përdhunimi dhe torturat në Bosnjë e Hercegovinë.
Kjo datë, në Republikën Srpska, shënohet për të lartësuar emra kriminelësh si Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq, Momçillo Krajishnik dhe një varg emrash kriminelë të tjerë.












