Raporti i TI, ambasadori gjerman i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: S’përparoi në luftimin e korrupsionit

Raporti i TI, ambasadori gjerman i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: S’përparoi në luftimin e korrupsionit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka shkruar se pret më shumë nga Kosova, pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit. Rohde theksoi në “X” se raporti evidenton shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të Qeverisë në gjyqësor […]

Rohde theksoi në “X” se raporti evidenton shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të Qeverisë në gjyqësor dhe se Kosova s’ka përparuar në renditje, për dallim prej Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Progres në Kosovë me zgjedhje 👍🏽 por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor👎🏽. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, shkroi ambasadori gjerman.

The new @anticorruption‘s ranking just got out. Progress in 🇽🇰 w/ elections👍🏽 but concerns on continued gov interference in the judiciary👎🏽. Transpareny International’s conclusion on 🇽🇰: unlike 🇲🇰 and 🇲🇪, no progress in the ranking. More ambition is possible & expected!#CPI2023 pic.twitter.com/OgBP1veO2j

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 31, 2024

Transparency International ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka ndërhyrë vazhdimisht në gjyqësor dhe se nuk ka pasur vullnet politik “për të hequr dorë prej kontrollit dhe për forcim të mbikëqyrjes së pavarur”.

Kosova është vlerësuar me 41 pikë në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, në një metodologji pikësh që zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100-ëshi për një vend pa korrupsion.

Lëvizja Vetëvendosje reagoi dje pasdite, duke shkruar në faqen e saj në Facebook se “Qeverisja e re ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe ky fenonem mund të luftohet”.

“Në këto 3 vite të qeverisjes Kosova ka avansuar për 21 vende në luftën ndaj këtyre fenomeneve të këqija, por imagjinoni ku do të jemi si shtet pas aktivizimit të Byrosë dhe procesit të Vettingut. Shumë më mirë”, është shkruar në postimin e LVV-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?