Ramadani: Siguria kombëtare nuk është çështje ditore, disa mendojnë që shteti ka nisur me ta

Ramadani: Siguria kombëtare nuk është çështje ditore, disa mendojnë që shteti ka nisur me ta

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, nëpërmjet një shrimi në Facebook, tregon kronologjinë e transformimit të FSK-së.  Ramadani njëherit, nëpërmjet këtij shkrimi, duket se bën thirrje për deputetë të caktuar, që ‘të mos komentojnë proceset për të cilat nuk kanë njohuri’.  Ai shkruan: Siguria kombëtare nuk është çështje ditore, por politika me vizion afat-gjatë. Disa nga […]

 Ramadani njëherit, nëpërmjet këtij shkrimi, duket se bën thirrje për deputetë të caktuar, që ‘të mos komentojnë proceset për të cilat nuk kanë njohuri’.

 Ai shkruan:

Siguria kombëtare nuk është çështje ditore, por politika me vizion afat-gjatë.

Disa nga këta mendojnë që shteti ka nisur me ta. As nuk e kuptojnë që po bëhen hor dhe secili që ka sado pak njohuri institucionale qesh me ta.

Pa turp e pa fije mendje. Të padijshëm deri në gërdi.

Pa pikë përvoje në arkitekturën e sigurisë kombëtare.

Pa asnjë njohuri për proceset shtet-formuese.

Duhet të del Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, që t’ua hap sytë këtyre injorantëve, që tash janë (për fat të keq) deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Proceset as nuk fillojnë dhe as nuk mbarojnë në një mandat qeverisës. Secili e vendos një gur. Kush mundet t’i vendos nga dy-tre gurë, i lumtë.

#UshtriaeKosovës është projekti më i madh i realizuar i popullit të Kosovës në histori, krahas me shpalljen e pavarësisë.

Procesi për transformimin e FSK në mandat ushtarak ka filluar në vitet 2012-2014 kur është përfunduar Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë.

Këtu është e pasinqertë të mos i pranohet merita ish-ministrit Agim Çeku.

Ka pasur bllokadë të gjetjes së rrugëzgjidhjes për disa vite, për shkak të pengesës së Serbisë përmes Listës Serbe.

Në vitin 2017 ka pasur iniciativë (të pakoordinuar) për procesin përmes Ligjit (pra, jo ndryshimeve Kushtetuese).

Në vitin 2018 koordinimi ka qenë i plotë dhe është arritur që të hiqet kërkesa për ndryshime Kushtetuese. Kështu, më 14 dhjetor 2018 është arritur që të miratohen 3 Ligjet që i japin mandat ushtarak FSK-së.

Këtu është turp mos t’i pranohet merita ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Më 21 janar 2019, Ligjet kanë hyrë në fuqi dhe Ministria e FSK është bërë Ministri e Mbrojtjes, ndërsa FSK ka filluar zbatimin e Planit të Transicionit 10 vjeçar për Ushtri.

Gjatë 2019, në kuadër të këtii Plani, janë bërë komunikimet, lobimet dhe janë inicuar blerje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë 2019, është miratuar Rregullorja e veçantë për Blerje në Siguri dhe Mbrojtje, sipas të cilës është inicuar edhe blerjet për Mbrojtje.

Nga viti 2020, procesi është përcjellë në stadin e radhës.

Ndërkohë, është dashur gati 4 vjet për të marrë miratimin amerikan për pajisje të caktuara.

Për pajisjet tjera, mund të merr më shumë kohë.

Përgjegjësia duhet të shikohet tek fakti se çka ka shkaktuar vonesa!? Ku ka qenë mosbesimi?

(Por, për përgjegjësitë, tjetër herë!)

Në ndërkohë, midis 2020 dhe 2023 ka pasur blerje edhe nga shtetet tjera.

Këtu është e pasinqertë t’i mohohet vendimmarrja Kryeministrit Albin Kurti.

Sidoqoftë, këta deputetët e bërë horë nuk kuptojnë gjë!

Detajet këta as nuk i dinë, sepse nuk i dinë as proceset.

Nga turpi nuk vdes askush, thonë.

Por, jeta me turp është jetë pa dinjitet!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?