Presidentja Osmani përsëri nuk e fal asnjë të burgosur

Presidentja Osmani përsëri nuk e fal asnjë të burgosur

Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani, nuk ka falur asnjë të burgosur. As vitin e kaluar e as këtë fundvit, Osmani nuk e ka falur asnjë nga të burgosurit, pavarësisht se në zyre i kanë shkuar 97 kërkesa, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për […]

Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani, nuk ka falur asnjë të burgosur.

As vitin e kaluar e as këtë fundvit, Osmani nuk e ka falur asnjë nga të burgosurit, pavarësisht se në zyre i kanë shkuar 97 kërkesa, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, SHKK ka  përgatitur dhe proceduar në Presidencë  97  kërkesa për falje. Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thonë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Nga zyra e presidentes, nuk kanë kthyer përgjigje se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë.

Mosfalja e asnjë të burgosuri, për kaq vite, sipas ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogajt është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut unë nuk e di a kanë reaguar të tjerët, mirëpo unë në karrierën time sa kam qenë drejtor i përgjithshëm çdo festë presidentja ose presidenti, ka reaguar dhe ka fal ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, e kjo prej se ka ardhur asnjë nuk është falur, nuk e di ku është arsyeja”, ka thënë Sokol Zogaj – Ish drejtor i Shërbimit Korrektues.

Derisa nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se ka një numër të konsiderueshëm të personave që meritojnë faljen e një pjese të dënimit, derisa shprehen të habitur me veprimet e Presidencës.

“Një mosfalje e tillë nga presidentja është e paqartë dhe deri diku e papranueshme, është një mundësi që nga të gjithë presidentësh shfrytëzohet, qoftë edhe në festa fetare apo festave të tjera shtetërore, çdo herë presidentët e rezervojnë këtë të drejtë për personat e privuar nga liria, ne çfarë kemi pritur që të paktën në këtë fundvit, presidentja të shfrytëzojë të drejtën e saj për të falur”, tha Valetina Demolli  – KMDLNJ.

Ndërkohë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregojnë efektet qe ka falja e një pjese të dënimit, për personat që i plotësojnë kushtet.

“Në disa vite të fundit është ndërtuar praktika ku Zyra e Presidentes së Republikës nuk po  e shfrytëzon të drejtën e saj për të ofruar faljen e një pjesë të dënimit për personat që janë në vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese në Kosovë. Një qasje e tillë mbetet në diskrecion të plotë të Presidentes për të shfrytëzuar këtë të drejtë ose jo. Sidoqoftë, në praktikë kjo qasje ka efekt  në kuptim të pengimit të risocializimit, ri-habilitimit dhe promovimit të idesë se personat që i respektojnë rregullat e shtëpisë në institucionet korrektuese, pendohen për veprat penale që i kanë kryer, dhe punojnë shume për tu kthyer si qytetarë të denjë në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.  Në këtë drejtim, edhe Zyra e Presidentes duhet të reflektoj dhe të filloj shfrytëzimin e kësaj të drejtë në praktikë duke u siguruar se kjo e drejtë të realizohet në praktikë vetëm për veprat penale që i lejon legjislacioni në Kosovë dhe duke u respektuar procedurat”, tha Ehat Miftaraj – Drejtor në IKD.

Në vitin 2022 në zyrën e presidentes së Kosovës, kishin shkuar 195 kërkesa nga të burgosur, derisa ishin arsyetuar se Komisioni përkatës që merret me shqyrtimin e këtyre kërkesave nuk ka rekomanduar asnjë të dënuar për t’u falur.

Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaci, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?