Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga BIA, thotë se pjesëmarrës ishte edhe Radoiçiq

Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga BIA, thotë se pjesëmarrës ishte edhe Radoiçiq

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 24 […]

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Në pamjet shihet politikani opozitar serb në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa kthehet në shtëpi pasi ishte shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA). Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA në fakt ka qenë videoja e publikuar nga Nikola S. e vendosjes së luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushta, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në godinën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq.

Më tej, bashkëshortja e Nikola Sanduloviqit ka thënë se si pasojë e forcës brutale që ka zgjatur për orë të tëra, me një shfaqje të madhe urrejtjeje ndaj popullit shqiptar, ka shkaktuar paralizim të plotë të anës së djathtë të bashkëshortit të saj, mavijosje të shumta në trup dhe probleme me organet e frymëmarrjes.

“Në aplikimin e forcës brutale ndaj Nikolës, pesë persona ishin me rroba civile, të cilët e regjistruan rrahjen me telefon privat dhe Nikola e njohu njërin nga 10 personat që ishin të maskuar, si Milan Radoiçiq, dhe ia bëri të ditur këtë”, ka theksuar Bojana.

 

E tmerrshme! Pamje të rënda në autoambulancë të politikanit serb që u rrah nga BIA për shkak se nderoi Adem Jasharin në Prekaz

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?