Parandalohet kontrabandimi i mbi 1 mijë paketimeve me cigare, lëndohet një polic

Policia ka ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, ku gjatë përpjekjes për ta ndaluar njërën veturë, ajo e ka goditur veturën zyrtare të policisë, nga ku është lënduar një polic. Gjatë kontrollit të automjetit, të ngarkuar me mallra të kontrabanduara, janë hasur sasi prej 1 mijë e 299 paketime të tri llojeve të […]
Policia ka ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, ku gjatë përpjekjes për ta ndaluar njërën veturë, ajo e ka goditur veturën zyrtare të policisë, nga ku është lënduar një polic.
Gjatë kontrollit të automjetit, të ngarkuar me mallra të kontrabanduara, janë hasur sasi prej 1 mijë e 299 paketime të tri llojeve të ndryshme cigaresh, përcjell Klankosova.tv.
“Me datë 14.01.2024 në fshatin Smirë komuna e Vitisë, policia kufitare ka identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili njëherësh ishte duke përcjellur automjetin e dytë të dyshuar, të ngarkuar me mall të kontrabanduar, në të cilën ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë meshkuj kosovarë”.
“Pas përpjekjes së zyrtarëve policor për ta ndaluar veturën e dytë të dyshuar, e njëjta duke i rrezikuar seriozisht zyrtarët policorë dhe doganorë ka goditur veturën zyrtare. Zyrtarët policorë gjatë legjitimimit të të dyshuarve, janë kanosur nga njëri prej tyre, dhe gjatë futjes në kontroll të një personi të dyshuar, një zyrtar policor ishte sulmuar, dhe ka pësuar lëndime trupore për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, të ngarkuar me mallra të kontrabanduara, janë hasur sasi prej 1299 paketime (boksa) të tri llojeve të ndryshme cigaresh, në sasi të përgjithshme rreth 260.000 cigare”, thuhet në njoftimin e policisë.












