Pajisja me armë të gjata e policëve patrullues, konsiderohet se ndikon në uljen e rasteve kriminale

Pajisja me armë të gjata e policëve patrullues, konsiderohet se ndikon në uljen e rasteve kriminale

Gjatë së premtes është bërë e ditur se tashmë policët patrullues do të pajisen me armë të gjata. E kjo u mirëprit nga njohësit e fushës së sigurisë, ku u tha se kjo do të ndikojë direkt në uljen e rasteve kriminale në gjithë vendin. Teksa u bë e ditur se bashkë me armët, do […]

Gjatë së premtes është bërë e ditur se tashmë policët patrullues do të pajisen me armë të gjata. E kjo u mirëprit nga njohësit e fushës së sigurisë, ku u tha se kjo do të ndikojë direkt në uljen e rasteve kriminale në gjithë vendin.

Teksa u bë e ditur se bashkë me armët, do të jenë edhe trajnimet e zyrtarëve policorë për përdorimin e tyre.

Policët patrullues pritet që së shpejti të kenë një pajisje më shumë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Një kontingjent i armëve të gjata arriti të premten në vend, e që ministri i Punëve të Brendshme u bëri të ditur se janë të dedikuara për Policinë e Kosovës.

E ky po shihet si një lajm pozitiv edhe nga njohësit e fushës së sigurisë.

Koloneli në pension, Rrahman Sylejmani thotë se mungesa e një lloj armatimi të tillë modern, u ka shkaktuar vështirësi zyrtarëve policorë në terren.

Ish-shefi i hetimeve në këtë institucion të sigurisë, tregon se bashkë me armatimin, vijnë edhe trajnimet për përdorimin e tyre nga policët patrullues.

E ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra thotë se pajisja me armë të gjata për policët, do të ndikojë direkt në uljen e kriminalitetit në gjithë vendin.

Teksa shton se në sy të qytetarëve, pamja e zyrtarëve policorë me armë të gjatë do t’u ofrojë atyre siguri më të madhe.

Gjatë vitit të kaluar kishte pasur disa raste kur policët patrullues ishin përballur me disa grabitës me të cilët edhe kishin shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri.

Tëvë1 kishte kërkuar informacione nga Policia e Kosovës se pse nuk janë të pajisur me një lloj armatimi të tillë zyrtarët policorë, e ku ishte thënë se kjo bëhet në bazë të planifikimeve të ndryshme që ata i bëjnë të rrezikshmërisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?