Osmani ngushëllon Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje. Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë. ”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve […]
Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.
”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni.
I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre.
Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”.












