Organizohet nga Qeveria, por banorët e Reçakut janë të pakënaqur me agjendën e shënimit të 25-vjetorit të masakrës

Organizohet nga Qeveria, por banorët e Reçakut janë të pakënaqur me agjendën e shënimit të 25-vjetorit të masakrës

Më 15 janar do të shënohet 25-vjetori i Masakrës së Reçakut. Organizimi i përvjetorit jubilar do të mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës. Por banorët e fshatit Reçak nuk janë të kënaqur me agjendën e vendosur. Sipas agjendës zyrtare, homazhet do tëfillojnë në orën 08:30 në KompleksinPërkujtimor në Reçak, një orar që banorët e fshatit […]

Më 15 janar do të shënohet 25-vjetori i Masakrës së Reçakut.

Organizimi i përvjetorit jubilar do të mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

Por banorët e fshatit Reçak nuk janë të kënaqur me agjendën e vendosur.

Sipas agjendës zyrtare, homazhet do fillojnë orën 08:30 KompleksinPërkujtimor Reçak, një orar që banorët e fshatit po e kundërshtojnë me vendosmëri. Sipas tyre, kjo orë është e papërshtatshme, duke argumentuar se tradicionalishthomazhet kanë filluar nga ora 10:00.

 Muhamet Bilallin, kryetarin e SHFD të UÇK-së në Shtime, njëherësh anëtar i Komisionit për Shënimin e Përvjetorit të Masakrës së Reçakut në një prononcim për Demokracia.com ka treguar se banorët nuk kanë qenë aspak të kënaqur me orarin.

“Ne banorët e Reçakut i falënderojmë gjithë popullatën shqiptare, ngado që janë, që po vijnë, po na vizitojnë për 15 janar, po na ndihmojnë, po na lehtësojnë. Sa i përket organizimit të 25-vjetorit, që është edhe vit jubilar, organizimin e ka marrë Qeveria. Është nën patronazhin e Qeverisë. Banorët e Reçakut nuk kanë qenë të kënaqur vetëm me orarin, shkaku që në 08:30 janë homazhet e në 09:30 akademia. Vetëm për këtë orar. Vetëm sa i përket orarit kemi qenë të pakënaqur. Propozimi jonë ka qenë edhe më herët, edhe tash e familjarëve, që të shtyhet pas orës 11:00, 12:00, 13:00 apo në 14:00, sidoqoftë akademitë mbahen në orët e pasditës”, u shpreh ai.

MASAKRA E REÇAKUT

Njëra ndër masakrat më të rënda të luftës së Kosovës të 1998-99 që tronditi botën, ajo e 15 janarit të vitit 1999 në Reçak të Komunës së Shtimes, ka mbushur 25 vjet.

Mëngjesi i 15 janarit të vitit 1999 për banorët e fshatit Reçak të Komunës së Shtimes zbardhi të rrethuar nga formacionet policore serbe, njësitet ushtarake dhe paramilitare me mjete motorike të rënda të luftës.

Në orën 6 e 45 minuta të mëngjesit, shumica e banorëve të fshatit u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe, e cila filloi ta granatojë fshatin nga pozicione të ndryshme.

Pas një serie granatimesh, pjesëtarët serbë filluan bastisjet shtëpi-për-shtëpi, ku banorët e këtij fshati tentuan të ikin, por ata tashmë ishin rrethuar. 24 burra të renditur në rresht, deri sa po ecnin bashkërisht nën përcjelljen e trupave serbe, të nxjerrë nga njëra prej shtëpive të fshatit ku po fshiheshin, u ekzekutuan me automatikë nga afër dhe u masakruan tek lokacioni i njohur si “Gropa e Bebushit”.

Gjithsej 45 shqiptarë civilë u vranë dhe masakruan të njëjtën ditë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, gra dhe pleq, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme.

Të nesërmen, më 16 janar, Reçakun e vizitoi shefi i atëhershëm i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadori William Wallker, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur.

Pasi vizitoi fshatin dhe u ngjit lartë te vendi i quajtur “Gropa e Bebushit”, aty ku sot gjendet Kompleksi Memorial i Reçakut, ambasadori Walker u tmerrua nga pamjet e kufomave dhe pa hezituar në ato momente deklaroi: “Nga ajo që pashë ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?