Organizatat joqeveritare padisin ministrinë e Liburn Aliut

Organizatat joqeveritare padisin ministrinë e Liburn Aliut

Tri organizata joqeveritare, “Pishtarët”, “Gjethi” dhe “EcoZ”, kanë dorëzuar padi kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.   OJQ-të thonë se MMPH-ja i ka dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë “Kelkos”, duke neglizhuar gjendjen e shkatërruar të mjedisit dhe mohuar pjesëmarrjen publike. Ato thonë se roli aktiv i ministrit Liburn Aliu në procesin e dhënies së […]

Tri organizata joqeveritare, “Pishtarët”, “Gjethi” dhe “EcoZ”, kanë dorëzuar padi kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

OJQ-të thonë se MMPH-ja i ka dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë “Kelkos”, duke neglizhuar gjendjen e shkatërruar të mjedisit dhe mohuar pjesëmarrjen publike.

Ato thonë se roli aktiv i ministrit Liburn Aliu në procesin e dhënies së këtyre lejeve, “duke mbajtur takime të fshehta dhe moslejimin e pjesëmarrjes publike”, nxit dyshime të mëdha “për integritetin e tij, përfitimet e mundshme”, por mbi të gjitha “mundëson shkatërrimin e mëtutjeshëm të ambientit në Deçan”.

“Është mësuar se një vit më parë, ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka mbajtur takime të fshehta me kompaninë ‘Kelkos’ dhe pas takimeve, kjo kompani ka marrë leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin ‘Lumbardhi’ në Deçan. ‘Kelkos’ asnjëherë nuk ka arritur të pajiset me këtë leje dhe ka operuar pa të që nga vitit 2009. Aktualisht kompania ‘Kelkos’ vepron lirshëm me të gjitha hidrocentralet pavarësisht dëmeve shumëmilionshe dhe të parikuperueshme që vazhdon t’ia shkaktojë ambientit në Kosovë”, thonë këto OJQ.

“Përmes kësaj padie, ne kërkojmë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë ‘Kelkos’, gjë që do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan dhe anulimin e Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore”, thanë më tej tri OJQ-të e sipërpërmendura.

Madje, tri organizatat mjedisore thonë se kompania “Kelkos” është shndërruar në partnere të ministrit Aliu, kompani për të cilën thonë se është përgjegjëse për degradimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe të Deçanit.

Ato hedhin kritika ndaj Qeverisë Kurti 2 e cila thonë se erdhi në pushtet me premtimin konkret se kompania “Kelkos” nuk do të trajtohej më me favorizime nga institucionet shtetërore.

OJQ-të kujtojnë edhe kohën kur LVV-ja, derisa ishte në opozitë, pati thirrur seancë urgjente në Parlamentin e Kosovës për çështjen e ‘Kelkos’-it, patën dorëzuar padi kundër Ministrisë së Mjedisit, vizitonin Deçanin dhe “premtonin bashkëpunim të ngushtë me aktivistë dhe transparencë radikale për të ndalur degradimin e natyrës dhe ndikimin e ‘Kelkos’-it në institucionet publike”.

Megjithatë, thonë se pas ardhjes në krye të Ministrisë së Mjedisit, “ministri Aliu ka akomoduar kërkesat e kompanisë ‘Kelkos’ duke u bërë kështu pjesë e skemës shkatërruese të ambientit”.

“Vendimi i lëshuar nga ministri Aliu amniston kompaninë ‘Kelkos’ nga të gjitha shkeljet që janë bërë përmes operimit të hidrocentralit ‘Lumbardhi’ pa leje mjedisore. Tutje, ministri Aliu vazhdimisht refuzon dialogun me ambientalistë, mohon të drejtën e qasjes në dokumente publike, denigron ambientalistët në konferenca për media, dhe se fundmi ka ndërprerë edhe bashkëpunimin me organizatën ndërkombëtare për mbrojtje të lumenjve, ‘Riverwatch’. Veçanërisht shqetësues është fakti se lejet janë dhënë përmes një udhëzimi administrativ për të cilën pas ankesës sonë, Zyra e Kryeministrit kishte dërguar udhëzime ligjore në Ministri duke kërkuar që të plotësojë atë Udhëzim Administrativ për të përfshirë pjesëmarrjen publike. Ministri Aliu ka injoruar në tërësi obligimin ligjor dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë ‘Kelkos’, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara”.

“Ky veprim, jo vetëm që është i dëmshëm për mjedisin, por edhe i rrezikshëm dhe alarmues për një qeveri demokratike. Prandaj, ne kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Kryeministrit Kurti”, përfundoi reagimi i tri OJQ-ve që veprojnë në mbrojtje të mjedisit./klankosova.tv

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?