OJQ-të i kërkojnë Qeverisë Kurti hapjen e Fondit të Sigurisë

OJQ-të i kërkojnë Qeverisë Kurti hapjen e Fondit të Sigurisë

Katër organizata jo-qeveritare, IKD, INPO, FOL dhe YIHR-KS, kanë kërkuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe nga Agjencia për Privatësi dhe Informacion (API) që në pajtim me obligimet që dalin nga legjislacioni i aplikueshëm, të hapin të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke deklasifikuar këto informata. OJQ-të thonë se […]

Katër organizata jo-qeveritare, IKD, INPO, FOL dhe YIHR-KS, kanë kërkuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe nga Agjencia për Privatësi dhe Informacion (API) që në pajtim me obligimet që dalin nga legjislacioni i aplikueshëm, të hapin të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke deklasifikuar këto informata.

OJQ-të thonë se përmes vendimit nr.12/2022, ish-drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismajli, i kishte klasifikuar si “KONFIDENCIALE” të gjitha informatat në lidhje me “Fondin e Sigurisë”.

Ato thonë se klasifikimi i këtij dokumenti ishte bërë, duke bazuar në Ligjin tashmë të shfuqizuar për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë Nr. 08/L-175.

Nënvizimi se “hapja e paautorizuar e këtyre të dhënave, veçanërisht shumës së tërësishme të mbledhur dhe numrin e kontribuuesve, do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, në rrafshin rajonal dhe më gjerë”, këto OJQ thonë se “është arsyetim abstrakt, i cili nuk mbështetet në fakte”.

“Interpretimi kaq i gjerë i cenimit të ‘sigurisë rajonale dhe më gjerë’ përmes informatave në lidhje me shumën e mbledhur nga një fond vullnetar, është qartazi i pabazuar. Për më tepër, një deklarim i tillë, është edhe paradoksal meqenëse të gjitha ligjet për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës ofrojnë të dhëna të detajuara mbi buxhetin e tërësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kështu, është paradoksale që buxheti bazë i Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i publikuar në detaje derisa shumë e një fondi vullnetar të jetë konfidenciale”, thonë më tej OJQ-të.

Sa i përket “sigurisë kombëtare”, IKD, INPO, FOL dhe YIHR-KS thonë se jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [e aplikuar në Kosovë sipas nenit 53 të Kushtetutës] ka përcaktuar se përkundër faktit se nocioni i sigurisë kombëtare nuk mund të përkufizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe ka një dimension të gjerë vlerësimi, kufijtë e këtij kuptimi nuk mund të shtrihen përtej kuptimit të saj natyror.

Ato thonë se standardet e mira ndërkombëtare përcaktojnë se në rastin e klasifikimit të informacioneve duhet të tregohet kategoria e ngushtë e informacionit dhe të përshkruhet dëmi që mund të rezultojë nga zbulimi, duke përfshirë edhe nivelin e seriozitetit dhe probabilitetin.

Sipas tyre, “vendimi në fjalë, as për së afërmi nuk përmbush këto standarde”, dhe thonë se nuk është në tekstin dhe frymën e rendit juridik kosovar që me vendime, të cilat përmbajnë arsyetime abstrakte, të cenohen parimet bazë.

Andaj, OJQ-të vlerësojnë se klasifikimi i informatave lidhur me “Fondin e Sigurisë” nga ish-drejtori i Thesarit, tani Guvernator i BQK-së, Ahmet Ismajli, është në kundërshtim me ligjin dhe standardet e mira ndërkombëtare.

API, theksojnë këto OJQ, ka pranuar kërkesë për inicimin e deklasifikimit të informacionit më 8 qershor 2022, por thonë se mbetet e paqartë përse kjo agjenci deri më tani nuk ka nxjerrë një vendim përfundimtar për këtë kërkesë, “në mënyrë që publiku ta realizojnë të drejtën e tyre për t’u informuar”.

“Mbyllja hermetike e të dhënave për Fondin e Sigurisë është dëshmi e fortë e mungesës së transparencës së qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne ftojmë Agjencinë për Informim dhe Privatësi që brenda mandatit që ka, ta mbrojë ligjshmërinë dhe të drejtën e qytetarëve për qasje në të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke dëshmuar përmes këtij rasti pavarësinë institucionale dhe politike”.

Nëse Agjencia për Informim dhe Privatësi nuk nxjerr një vendim meritor për këtë rast, OJQ-të thonë se do të shqyrtojnë mundësinë e inicimit të procedurave gjyqësore për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?