“Nuk e premtuam, por e realizuam” – Kurti tenton të marrë meritat për liberalizim edhe pse kriteret ishin plotësuar vite më parë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrat e tij sot i morën meritat për liberalizimin e vizave, ani pse për këtë proces kohë më parë ishin plotësuar kriteret dhe kontribuan edhe qeveritë e kaluara, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se “nuk e premtuam, por e realizuam” […]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrat e tij sot i morën meritat për liberalizimin e vizave, ani pse për këtë proces kohë më parë ishin plotësuar kriteret dhe kontribuan edhe qeveritë e kaluara, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se “nuk e premtuam, por e realizuam”
Postimi i tij i plotë:
Nuk e premtuam, por e realizuam. Liberalizimi i vizave u jetësua sot.
Tashmë do jemi më pranë njëri-tjetrit, edhe me diasporën tonë, për të ndarë së bashku momentet më të rëndësishme në jetët tona.
Nuk do privohemi më nga mundësitë që na paraqiten në art, edukim, sport, kulturë e fusha të tjera. Po forcohet edhe pasaporta e Republikës sonë, si forcim i identitetit dhe dinjitetit tonë si shtet në arenën ndërkombëtare.
Për të shënuar këtë arritje të rëndësishme, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, përcollëm fluturimin e parë nga Prishtina, pa viza, drejt qytetit të bukur të Vjenës. Janë gjithsej 50 qytetarë, të cilët e fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës sonë informuese.
E këtë të drejtë të fituar me vështirësi duhet ta gëzojmë me përgjegjësi. Të respektojmë kërkesat e kriteret sepse kështu respektojmë dhe lartësojmë shtetin.
Kudo që të udhëtojmë, le të kujtojmë e kurrë mos harrojmë se shtëpia jonë është Kosova.












