Njësia Fast Kosova arreston dy persona të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtarë

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA në dy raste të ndara ka arritur të arrestoj dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare. Siç ka bërë të ditur Policiam dy të arrestuarit janë shtetas turk. Njëri është i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim, ndërsa tjetri i dënuar nga po ky […]
Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA në dy raste të ndara ka arritur të arrestoj dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare.
Siç ka bërë të ditur Policiam dy të arrestuarit janë shtetas turk. Njëri është i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim, ndërsa tjetri i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim.
“Rasti 1; Me date 09.01.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit Policor VITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K., (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Trafikim me Narkotik, i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim. Me urdhër të prokurorit kompetent të prokurorisë themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Rasti 2; Me datë 09.01.2024, rreth orës 14:30, njësiti FAST, pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale Grabitje , i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim. Me urdhër të Prokurorit kompetent të Prokurorisë themelore ne Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, personat në fjalë pritet të ekstradohen në Republikën e Turqisë.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, përfshirë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor”.












