Një person godet me veturë një polic në veri, Policia gjuan me armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë një përpjekje që të ndalojë një veturë në fshatin Suhodoll në veri, por e njëjta nuk është ndalur dhe ka goditur një polic. Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veri, Veton Elshani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 12:40. “Rreth orës 12 e 40 […]

Policia e Kosovës ka bërë një përpjekje që të ndalojë një veturë në fshatin Suhodoll në veri, por e njëjta nuk është ndalur dhe ka goditur një polic.

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veri, Veton Elshani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 12:40.

“Rreth orës 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotik, i njëjti e ka godit me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri, por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar ai.

Tutje, Elshani tha se personi i dyshimtë ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ik në këmbë.

“Kemi informacione për të dyshimtin dhe besojmë se kemi të bëjmë me rast me marihuanë”, tha mes tjerash ai.

Policia ende është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?