Mirena për Fitore Pacollin: Kur kjo shkruan, bullizon kështu publikisht se si flet dikush, paramedoni bisedat e saj private

Gazetari Ilir Mirena ka kritikuar deputeten e VV-së, Fitore Pacolli, e cila ka përqeshur të folurën e liderin të AAK-së, Ramush Haradiaj. Ai ka bërë me dije se kjo tregon për degjenerimin e gjuhës se një deputeti. Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se kur dikush publikisht flet kështu, mund të paramendohet […]
Gazetari Ilir Mirena ka kritikuar deputeten e VV-së, Fitore Pacolli, e cila ka përqeshur të folurën e liderin të AAK-së, Ramush Haradiaj.
Ai ka bërë me dije se kjo tregon për degjenerimin e gjuhës se një deputeti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se kur dikush publikisht flet kështu, mund të paramendohet se çka flet në biseda private.
“Degjenerimi i gjuhes se nje deputeteje te VV’se. Kur kjo shkruan, bullizon, e tallet keshtu publikisht me menyren se si flet dikush, paramendojini bisedat e saj private. Edhe mos harroni çfare page merr prej taksave te qytetareve te Kosoves. Minimum nje 2 mijeshe i del n’muaj. Pse pra mos me ba hajgare e me lshu gjuhen pa kontroll?…”, ka shkruar Mirena.












