Mimoza Kusari-Lila: Ka mundësi që sivjet të ketë zgjedhje parlamentare

Mimoza Kusari-Lila: Ka mundësi që sivjet të ketë zgjedhje parlamentare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kurari-Lila nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, sepse sipas saj 2024 është vit i zgjedhave globale. Në ‘RTK prime’, Kusari-Lila ka thënë se në fund të vitit mund të ketë zgjedhje të përgjithshme të rregullta, duke respektuar kalendarin zgjedhor. “Në mars hyjmë në vitin e katër […]

Në ‘RTK prime’, Kusari-Lila ka thënë se në fund të vitit mund të ketë zgjedhje të përgjithshme të rregullta, duke respektuar kalendarin zgjedhor.

“Në mars hyjmë në vitin e katër qeverisës. Sipas kalendarit zgjedhor ka mundësi që deri në fund të vitit të organizojmë zgjedhje të rregullta të cilat do të jenë në përputhje me kalendarin zgjedhor, i cili në të kundërtën do të ishte në shkurt të vitit 2025. Por, para dhe pas në periudhën 60 ditore ka mundësi të diskutimit ndërmjet subjekteve politike me presidenten e vendit për të gjetur një datë të përbashkët. Prandaj, nuk do të ishte risi nëse Kosova do të ballafaqohet me proces zgjedhur këtë vit. Pra nuk do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme”, ka deklaruar ajo në ‘RTK prime’.

Kusari Lila, ka thënë se në Vendvendosje nuk është duke u diskutuar për zgjedhje, por është mobilizuar për përmbushjen e premtimeve, sepse është viti i fundit qeverisës.Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka folu edhe për opozitën, të cilën e ka cilësuar si opozitë që nuk ka ide kreative për zhvillimet në Kosovë.

Kusari-Lila, duke folur për politikën e jashtme ka thënë se Kosova ka vizion të qartë në këtë drejtim.

Sipas saj, prioritet është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në partneritetin për paqe në NATO, duke u angazhuar për njohjen e shtetit të Kosovës nga 5 shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Gjithashtu, Kusari-Lila ka folur edhe për dialogun, masat e BE-së për Kosovën, të cilat i ka cilësuar të padrejta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?