Mbi 57 për qind e kosovarëve kanë deklaruar se do marrin borxh nga familjarët për të udhëtuar, thotë një studim

Mbi 57 për qind e kosovarëve kanë deklaruar se do marrin borxh nga familjarët për të udhëtuar, thotë një studim

Nga 1 janari i 2024-tës, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Por janë disa rregulla që duhet të respektohet gjatë udhëtimit për në vendet evropiane. Që në momentin e arritjes në pikën e parë kufitare, kosovarët duhet të prezantojnë edhe disa dëshmi, e njëra nga ato është edhe […]

Nga 1 janari i 2024-tës, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Por janë disa rregulla që duhet të respektohet gjatë udhëtimit për në vendet evropiane.

Që në momentin e arritjes në pikën e parë kufitare, kosovarët duhet të prezantojnë edhe disa dëshmi, e njëra nga ato është edhe ajo financiare, që varet nga dy faktorë: së pari varet nga numri i ditëve që do të qëndrojnë dhe shteti të cilin e vizitojnë, dhe pastaj nga ajo nëse do të qëndrojnë në akomodim me pagesë si hotel/apartment apo tek të afërmit.

Nëse qytetarët deklarojnë se do të qëndrojnë tek të afërmit duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitojnë, shuma e mjeteve është rreth 30 deri në 50 euro në ditë për person.

Nëse ata deklarojnë se do të qëndrojnë në një hotel apo apartment apo çfarëdo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitojnë, shuma e mjeteve që duhet të ofrohen si dëshmi financiare është rreth 50 dhe 100 euro në ditë për person.

Akomodimi nga miqtë apo familjarët mund të verifikohet duke kontaktuar drejtpërdrejtë mikëpritësin me telefon ose duke verifikuar adresën e tyre përmes policisë.

Shumë prej kosovarëve po presin që të vizitojnë vendet evropiane, e poashtu edhe të afërmit e tyre.

Por, a kanë mjaftueshëm para ata që të përmbushin kriteret e Bashkimit Evropian për posedimin e shumave të caktuara të parave kur udhëtojnë?

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se sipas një studimi që ata kanë bërë, të interesuar për të lëshuar Kosovës janë rreth 34 për qind e fuqisë punëtore.

“Sipas një studimi që kemi bërë si Lidhje e Bizneseve të Kosovës, të interesuar për të lëshuar Kosovës janë rreth 34 për qind e fuqisë punëtore. Nga kjo shifër, numri më i madh është nga fushat e ndërtimit, gastronomisë e punëtorë të qendrave tregtare. Pra, këta tre sektorë pritet të preken më shumë nga mungesa e fuqisë punëtore, mirëpo çdo sektor do të preket nga fluksi i lëvizjes së qytetarëve”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sa i përket aspektit financiar, ai ka thënë se mbi 57 për qind kanë deklaruar se do marrin borxh nga familjarët për të udhëtuar.

“Sa i përket aspektit financiar që duhet të plotësohet si kriter për lëvizje të lirë, mbi 57 për qind kanë deklaruar se do marrin borxh nga familjarët për të udhëtuar, ndërsa 23 për qind kanë filluar të kursejnë nga pagat këta 3 muaj që t’i sigurojnë të ardhurat për lëvizje, ndërsa 19 për qind e të anketuarve janë shprehur se janë futur në kredi për të siguruar të ardhurat e nevojshme”, ka sqaruar Dreshaj.

Ai gjithashtu është shprehur se vlerësojnë se një pjesë e konsiderueshme do kthehet pas një periudhe 6 deri 10 mujore.

“Ne vlerësojmë që një pjesë e konsiderueshme do kthehet pas një periudhe 6-10 muajshe, mirëpo qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të fillojë përgatitjen e reformave fiskale dhe njëherësh politikat që ndikojnë në ndikimin direkt të kësaj situate”, është shprehur tutje ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?