LDK: Nëse zbatohet draft-statuti i BE-së krijohet autonomi politike-territoriale serbe e jo thjesht Asociacion komunash

LDK: Nëse zbatohet draft-statuti i BE-së krijohet autonomi politike-territoriale serbe e jo thjesht Asociacion komunash

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, e që thotë se Kosova është e ftuar që të jap komentet dhe sugjerimet për draftin që është në tryezë. Hamiti tha se nëse zbatohet, ky dokument krijon autonomi politike-territoriale serbe në Kosovë dhe jo thjeshtë […]

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, e që thotë se Kosova është e ftuar që të jap komentet dhe sugjerimet për draftin që është në tryezë.

Hamiti tha se nëse zbatohet, ky dokument krijon autonomi politike-territoriale serbe në Kosovë dhe jo thjeshtë Asociacion të Komunave.

“Mos e harroni Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që e ka hartuar BE-ja, i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe kjo e ka pranuar. “Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, ka thënë sot zëdhënësi i BE-së Peter Stano.  Nëse zbatohet, ky dokument krijon autonomi politike-territoriale serbe në Kosovë – jo thjesht Asociacion komunash – në kundërshtim me rendin aktual kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Hamiti.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit.

Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, ka thënë Stano për REL.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është “një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave”.

“Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”, ka vijuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?