Latifi: Në të gjallë të tij Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, ndërsa tash i vdekur ai është kthyer në makthin e krejt shtetit serb

Profesori Blerim Latifi ka komentuar situatën e fundit, ku politikani serb Nikola Sanduloviq u rrah nga BIA, pasi ai kishte bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe kishte kërkur falje për krimet që Serbi bëri në Kosovë, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi tha se “në të gjallë […]
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi tha se “në të gjallë të tij Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, ndërsa tash i vdekur ai është kthyer në makthin e krejt shtetit serb “.
Postimi i plotë i Blerim Latifit:
Sandulloviq nuk është serbi i parë që flet për krimet e shtetit serb të kryera në Kosovë gjatë luftës. Ka pasur edhe të tjerë para tij, bile figura edhe më të njohura se ai. Shkaku pse ai u arrestua dhe u torturua mizorisht nga BIA ka të bëj me faktin se Sandulloviq zgjodhi vendin i cili vazhdon të traumatizojë shtetin serb, pra varrin e Adem Jasharit në Prekaz. Dhe ky traumatizim ka shkaqe fare të qarta: aty në atë vend prehet njeriu që me veprën e tij bëri të ndryshoj komplet rrjedha e historisë, rrjedhë që i dha fund sundimit serb në Kosovë. Në të gjallë të tij Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, ndërsa tash i vdekur ai është kthyer në makthin e krejt shtetit serb. Kierkegaard, filozofi i madh danez, kishte të drejtë kur shkruante se “fuqia e vërtetë e martirit shfaqet pas vdekjes së tij”.












