Lajm i hidhur: Vdes legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer

Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer ka vdekur të dielën në moshën 78-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e Beckenbauerit të hënën. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni […]

Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer ka vdekur të dielën në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e Beckenbauerit të hënën.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, është thënë në njoftimin e familjes.

Beckenbauer u bë kampion bote si futbollist në vitin 1974, ndërsa fitoi titullin e botës edhe si trajner me Gjermaninë në vitin 1990. Kishte fituar katër tituj të Bundesligës me Bayernin, katër herë Kupën e Gjermanisë, tri herë Kupën e Evropës, një herë Kupën e Fituesve të Kupave. Mbrojtësi anësor gjerman kishte fituar Bundesligën edhe me Hamburgun.

Ai dy herë kishte fituar “Topin e Artë”, më 1972 dhe 1976.

Ai vlerësohet si një ndër futbollistët më të mirë në histori.
Beckenbauer së fundi kishte pasur probleme të shumta shëndetësore. Ishte operuar në zemër, po ashtu vuante nga Parkinsoni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?