Labinot Tahiri ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, premton 500 të tjera për një veteran të UÇK’së

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka njoftuar se i ka dhuruar sot 500 euro Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës. Këtë e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në shtëpinë e saj. “Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen […]

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka njoftuar se i ka dhuruar sot 500 euro Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës.

Këtë e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në shtëpinë e saj.

“Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e shumë shqiptarit që humben të dashurit e tyre gjatë luftes se Kosovës!  Asaj ia dhurova 500€ sa do pak për fillim e këtij viti dhe i premtova që jam i gatshem për çdo gjë qe i duhet asaj dhe nanes shqiptare”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë me dije se edhe 500 euro të tjera do t’ia dhurojë një veteran të UÇK’së.

“Mirënjohës për çdo sakrificë që e keni dhënë për atdheun tonë.  Nesër do i’a dhurojë edhe ish veteranit të UÇK-së ato 500€ që ia kam premtu!”, ka shkruar Tahiri.

Burri dhe katër djemtë e Ferdonijes ishin rrëmbyer me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999. Eshtrat e dy djemve janë gjetur në vitin 2005, ndërsa eshtrat e burrit dhe dy djemve të tjerë nuk janë gjetur ende.

Gjakovë ♥️

Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e…

Posted by Labinot Tahiri on Wednesday, January 3, 2024

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?